“”””””””””””””
Kënga e një djali
Një djalë bukur këndonte,
Për të dashurën e tij larg,
Fjalët shkoqur, pa ndrojtje,
Në qiell ngjiteshin lart.
Ylberi bashkonte dy male,
Lumi rrëshqiste nën ylber,
Deti në qiell hidhte valle,
Dielli në det zhytej thellë.
Këndonte djali i vetmuar
Këndonte a qante s’e di,
Por zëri i tij i lëmuar,
Lodronte në ajrin pakufi.
Këndonte i vetëm djali,
I përgjerohej mikes së tij,
Në qiell fluturionte malli,
Dhe kthehej prap në gji.
Dhe era e malit këndonte,
-Ti djalë fortë dashuron,
Por sonte e dashura jote,
Në një klub nate vallëzon.
Ti shpirtin e zbraze të tërin,
Por vajza të ka harruar ty – ,
Djali më lart ngriti zërin,
– I këndoj times dashuri.
Delo Isufi, botuar