LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBI TONË
Kush të ndau në dysh ty datë historike,
Dikush të nderon, dikush të injoron .
Pata thënë dikur se 5 Maji duhet mbetë datë për lavdi , të shënohet në histori .
Të shpallet datë e dëshmorëve e të gjitha trojeve tona
Lavdi- lavdi ju takon trimave të lirisë, që me gjakun e tyre shkruan historinë.
Në altarin e lirisë u flijuan për këto troje etnike
Ku flitet shqip, e ku valon shqipja kreshnike!
Kush të injoron ty
ju verbofshin sytë,
as ujë mos pastë me pi
ne çastin e tij të ligë.
Trimat nuk duhet harrohen, do ju bëjmë lavdi,
Ata luftuan për çlirim
e për pavarësi!
Lavdi.