10.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

Mirësevjen o Maj!
Me buzët e trëndafilta dehna e mpina shikimin,
me gjembat e fshehur çirrna ndjesitë,
se me sytë drejt qiellit kërkojmë yjet që ndritin,
kur dielli ynë ka perënduar bashkë me bukurinë
e nuk mund të flasim për ëndrra e përralla pamundësie në emër shenjtërie
se nëse nuk fituam gjë në këtë jetë kotësie
borxhet do t’i lajmë në botën e Ferrit të përtejmë.

“”””””””””””””””””””””

Kalofshi një ditë të bukur!!!
Libri është drita e zemrës,
pasqyra e trupit,
Drejtoria e Virtyteve,
shkatërruesi i veseve.
Kurora e prudentit,
diadema e të mençurve,
Nderi i dijetarëve,
ilustrimi i të drejtit,
Shoqëruesi i udhëtimit,
shërbëtori besnik i Zotit,
Mik në bisedë,
kolegu i kryetarëve;
Një vazo plot mençuri,
rruga e drejtë e elokuencës,
Një kopsht plot me fruta,
një livadh mbuluar me lule,
një det batica e të cilit është gjithnjë e qetë,
parimi i inteligjencës,
themeli i kujtesës,
armiku i harresës,
miku i sovranit.

“””””””””””””””””

Përshëndetje!
Si jeni?
Në ëndërr çfarë sheh?
Shpëtoje veten nga makthet.
A ju pëlqen vetmia ,
Duke shkuar në rrugën tënde
Udhëtari i rrugës në pritje të madhe…
Marjeta Shatro Rrapaj

“”””””””””””””””””””””””

Ëndërr pranvere
Ka netë që hëna fle mbi barin e korrur,
kurse retë lëvizin qiellit kuturu.
Edhe mendimet rendin pas xixëllonjave
e ato pas petaleve të luleve shpërndarë në erë,
verbuar nga drita e bardhë nuk mund të flesh.
Shtegton gjumi udhëve të zbrazëta natore
shoqëruar nga kënga e bulkthave,
deri në zbardhjen e ditës së re,
ku zogjtë kërcejnë degëve të kumbullave
e në zemër ndizet dielli që e than trishtimin e të bën me krahë të flatrosh mbi dhimbjen.
Ringjallet ndjesia e gjallimit prej ngrohtësisë së dashurisë
e rrjedh me gurgullimën e ujërave,
harlisjen e barit,fëshfërimën e pyllit të largët.
Fjalët e paqta hapërojnë përjetësisë së kohës.

“””””””””””””””””””””

Erdhi koha
Për fshirjen e virtuales,
Varësia në fijet e shpirtrave,
Heqja e kufijve të psikikës,
Dalje nga mpirja e delirit teknologjik.
Në betejën e zemërimit qajnë iluzionet.
Duke pritur nënshkrimin e paqes me veten.
Marjeta Shatro
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.