10.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Gani Kryeziu

MANIFESTIMI TRADICIONAL KULTUROR
“DITËT E AGIMIT 2022”
Dje me 3 Maj 2022 në Zhegër përfundoi Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2022” në Zhegër vendlindja e Agim Ramadanit .Në kuadrin e këtij manifestim u festua edhe dita e shkollës që mban emrin e heroit AGIMI RAMADANI, i cili ra heroikisht në Kosharën Legjendare, me 11 prill 1999, për të mos vdekur kurrë në përballje me forcat serbe..Agimi me bashkëluftëtarë ku edhe ndryshoi historinë, krismat e tij shkulën gurin makabër, që për një shekull na ndau me shtetin amë Shqipërinë. Agim Ramadani, lindi me 3 Maj 1963, kjo datë konsiston si datë që festohet çdo vit edhe si dita e shkollës. Në kuadër të Manifestimit Tradicional Kulturor “DITËT E AGIMIT”, u shfaq program shumë i pasur kulturo – artistik nga nxënësit që i kënaqi të pranishmit. Programi qe vërtet nevojë, pasi që për dy vite nuk ishte organizua dita e shkollës për shkak të Pandemisë. Programin e moderuan dy nxënëse të shkëlqyeshme të kësaj shkolle, të cilat në fillim pas intonimit të himnit i përshëndetën të pranishmit dhe të pranishmëve i dëshiruan mirëseardhje për festën e ditës së shkollës.
Drejtori i shkollës z.Rrahman Agushi, me një fjalë rasti hapi këtë manifestim. z.Rrahman në fillim i falenderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe përshëndeti stafin e shkollës bashkë me Zëvendës Drejtorin që u angazhuan në bashkëpunim me këshillin organizativ për manifestim, në përgatitjen e programit kulturo artistik. z.Rrahman Agushi, me një kronologji të shkurtër përshkroi historikun e kësaj shkolle, sukseset dhe mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor, që vërtetë ishin shumë inkurajuese, kjo u duk edhe gjatë programit që u shfaq, ku ishte bërë një punë shumë e madhe edhe pse e mundimshme, po me shumë vleraartistike, ashtu siç e meriton heroi komandanti Agim Ramadani. Një përshëndetje e veçantë e bëri për familje familjen e heroit Agim Ramadani, pastaj drejtoreshën e DKA-së Selvete Sylejmani, të cilës iu dha fjala për ta përshëndetur manifestimin. Pastaj iu dha fjala Shukrije Ramadanit, bashkëshortes së heroit të Agim Ramadanit .
Ajo përshëndeti me një fjalë rasti, e cila i falënderoi të pranishmit, posaçërisht stafin e shkollë dhe të gjithë organizatorët e këtij manifestimi, për nder të 3 majit ditës së shkollës që mban emrin e heroit “Agim Ramadani “për këtë organizim të shkëlqyeshëm .Pas fjalimeve filloi programi kulturo artistik me valle recitime nga nxënësit e po kësaj shkolle që u përcjell me shumë kënaqësi nga; nxënësit, prindërit mysafirë të shumtë të ftuar . Është për tu cekur se teknika e zërimit ishte në nivel shumë të lartë për çdo lëvdatë, në fund për të pranishmit u shtrua një koktej . Për gjithë mbarëvajtjen e programit pas pak ditësh, do të keni rastin të përcillni programin nëpërmes videos që do të shpërndahet në kanalin tim të YOUTUB-ës ROGAN 2022.
Me respekt :Prof. Gani Kryeziu
“””””””””””””””””””””””””””””””””
„LULËKUQET E PRILLIT „
Jeta Kulturore në qytetin e Dardanës, sot me 30.04.2022 e shtunë nga ora 12.00 u përmbylli Manifestimi ‘’Lulëkuqet e Prillit’’,ngjarje kulturore që përkujton historinë e re të luftës për liri. Në orën letrare që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës ‘’Isa Kastrati’’ ,morën poetë nga të gjitha trevat shqiptare . Me këtë rast u komunikuan edhe rezultatet e konkursit anonim, si dhe poezia më e mirë e orës letrare. Manifestimi kombëtar’’Lulëkuqet e Prillit‘’,këtë vit ishte ndër më të bagatshmit, sepse në konkurs arritën punime të konsiderueshme dhe vlera e tyre ishte kënaqshme sipas vlerësimit të jurisë.
Kryetari i Komunës z. Kadri Rahimaj, përshëndeti të pranishmit, duke theksuar se aktivitet kulturore e sidomos këto letrare janë të rëndësishme, sepse shkrimtarët që nga Rilindja Kombëtare kanë mbajtur gjallë frymën liridashëshe të popullit në të gjitha periudhat historike. Edhe sot fryma e lulftës për liri e UÇk-së ka jetësua ëndrrën për liri të Kosovës. Prania e drejtoreshës së Kulturës , Rinë Matoshi i dha përkrahje aktiviteteve të kulturës e Klubit Letrar ‘’Nositi‘’, i cili ishte organizator i këtij manifestimi. Në orën letrare punimet e tyre i lexuan poetët nga të gjitha trevat tona. Fjala artistike e shkrimtarëve i dha frymëmarrjen e lirisë qytetit të Dardanës.
Kryetari i Klubit letrar’’Nositi’’ Nexhat Rexha, në pronocimin e tij për këtë ngjarje tha; se fjala artistike i ka dhënë rrezatim e ngrohtësi qytetit tonë. Juria e konkursit letrar “Lulëkuqet e prillit” 2022 në përbërje: Prend Buzhala, Sabit Rrustemi dhe Sinan Sadiku vlerëson se konkursi letrar ishte i suksesshëm. Juria është e kënaqur me nivelin artistik të poezive dhe ka vendos që t’i ndajë të tri çmimet e parapara në konkurs. 1. Vendi i parë, “Nostalgji”, shifra “Daphne” 2. Vendi i dytë, “Me të dasht si nyje”, shifra “Lolita” 3. Vendi i tretë, “Rapsodi shqiptare në tri pamje”, shifra “Ulpiana” Juria ka vendos të shpërblehen tregimet: 1. Vendi i parë, “Mbrapakthim i nji stine”, shifra, “Krerëz” 2. Vendin e dytë: “Djali me violinën e krisur”, shifra “Feniksi66” 3. Vendi i tretë, “Ora e zemrës”, shifra “Ritme jete” Ndërkohë do të publikohen edhe titujt dhe shifrat e punimeve të cilat juria ia ka rekomanduar për botim redaksisë së revistës letrare kulturore “Nositi”. Juria e orës letrare në përbërje: Prof. Dr. Hysen Matoshi, Selvete Avdullahu dhe Burhanedin Xhemaili e përzgjodhi poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare. Ajo ishte “Kokë e madhe” e autorit Sulajman Dërmaku. Moderatorja , Belgizare Kryeziu në emër të Klubit letar ‘’ Nositi’’ Falenderoi Kryetarin Kradri Rahimaj për mbeshtjete të manifestimit ‘’Lulëkuqet e Pillit’’, si dhe falënderim për ndihmën e pakursyer të ndërmarrjes’’Vëllezërit Borovci’’SHPK në Kamenicë, të cilët po e mbajnë gjallë frymën e kuklturës në shumë fusha në qytetitn e Kamenicës. Puna e pa lodhshme e z. Gani Kryeziu, po e krijon arkivimin më të mirë përmes syrit të kamerës në këto ngjarje kulturore. Manifestimi kulturor e kombëtar ‘’Lulëkuqet e Prillit’’, po ruan e kultivon vlera të çmuara të thesarit kulturor,si dëshmi e begati nëpër zhvillimet e proceset e rrjedhave politike e shoqërore.Ne fund te manifestimit për mysafire u shtrua drekë ne hotelin “ Jehona” ne Dardanë
Prof.Gani Kryeziu.
Dardanë 2022.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.