10.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Hyqmet B Hasko

Dita e Dëshmorëve
Dita e Dëshmorëve ose 5 maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë.Kjo date eshte shume e rendesishme per shqiptaret,pasi ne kete date kujtohen dhe nderohen trimat qe luftuan per Shqiperine e lire.Bota e qytetëruar, shoqëritë e rritura përmes vlerave, ku janë kultivuar parime themelore në ecurinë e brezave, mes të tjerash, e kanë mësuar kombin të kthejë rregullisht kokën mbrapa e të shohë rrugën e përshkuar, të dijë nga vjen, të kujtojë e respektojë historinë e të parëve dhe të mësojë prej asaj kohe se ku do shkojë. Është kjo arsyeja që pothuaj gjithë shtetet e kombet kanë një ditë në vit që përkujtojnë heronjtë, dëshmorët, të rënët në beteja për atdheun, për kombin. Disa e quajnë “Dita e Heronjve”, disa të tjerë “Dita e Heronjve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”. Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”.
Për arsyet e caktimit të ditës, nga vende të ndryshme vijnë kultura të ndryshme. Shpesh mbahen në ditëlindjen e një heroi apo heroine kombëtare, ose zgjidhet momenti i veprave të tyre të mëdha, që i bëri ata heronj. Në shumë raste kremtimi i Ditës së Heronjve lidhet me një betejë përcaktuese, ku të rënët që luftuan kundër armiqve të vendit, ka qenë i madh ose përcaktues për fatet e kombit. Në raste të tjera lidhet me një ditëlindje të heroit, burrë ose grua, aktet e guximshme të të cilëve i kanë mundësuar vendit të rriten si komb. Po kësaj dite i janë kushtuar memoriale monumentale, ku populli, por posaçërisht elita kombëtare, bën në këtë ditë nderet dhe ceremonitë protokollare. Shqipëria, si dhe disa vende të tjera, kanë caktuar si të tillë ditën e rënies së një heroi. Vrasja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita a Dëshmorëve.
Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri
Nëpër të gjithë hapësirat nis kërkoj
nje fabul të bukur me zë madhështie
në thellësitë e fjetura unë zbuloj
batica emocionesh, vrulle dashurie…
Shoqe të vjetër s’kam veç zemren time
në poezinë e kohës ritmojnë mijëra zemra
një botë me tallaze, flakëza intime
nën qerpikë të puthjes frynë era…
Shpesh muzen e kërkoj dhe tek një fije bari
dhe tek një yll në thellësi të qiellit
ndodh që vargu ka shkëlqim margaritari
dhe mbetem pezull midis prekjes dhe trillit…
O biri im, më thoshte shpesh nëna ime
poezia duhet të ketë përherë aromën e tokes
dhe brenda një loti të ketë çaste gëzimi
të ketë dashurinë e nënës, babait, vëllait e motrës…
Ndaj kërkoj përherë nga të gjithë, ju o miq të e mi
mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri
për të gjithë ju poezia nëse nuk iu prek në zemër,
le të mbetet një vegim dhe të harrohet si një ëndërr…
Gjithkush nga ju ka të drejtë të më kërkoj shumë
më shumë akoma më kërkon vetja ime…
vargjet le të rrjedhin si ujët në lumë
në stinë ëndërrimi, në një botë me trazime…
Mos më lexoni nëse poezia ime nuk ka dashuri
për çdo gjë, që kjo tokë na i ka falur me bollek
në zemër nuk mund të ketë akull kurrësesi…
dashuria dhe mirësia sheshojnë çdo hendek…
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe lule
Ariti Gjini, Sherife Thaqi dhe 274 të tjerë
109 komente
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.