11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Ana Lisa Ormeni

Lulekuqe e Majit …

Lulekuqe e Majit
Tokes se perflakur
Enkas je ngjyrosur
Ti , simbol i gjakut !
Lule flakeruese
Mbledh e vogla dore
Diten e 5 Majit
Do te pleks kurore !
Ngjyrosur nga gjaku
Qe s harrohet kurre
Petalet valviten
Edhe mbi flamur !
Lulekuqe e Majit
Nuk harron te celesh
Ne kujtim Deshmoret
Pervit di te sjellesh !
Yje te pashuar do t mbeten ne shekuje
Fushave krenare pervjetoreve , celur
Lulekuqe e Majit …

Nga Ana Lisa Ormeni

Lavdi deshmoreve te Atdheut !

5 Maj 2021

“”””””””””””””””””

Art i shitur !
Vallzo shqiptare mbi ate toke
perdridhe trupin neper valle
kur u largove more me vete
jo nje mbi koke , por nje mije halle
Ngjyrosu ti moj tablo
talentin shkrin nje shqipetar
nder ekspozitat e gjithe botes
ke marre gjithmone vendin e pare
Ku vajten kenget dhe legjendat
i shita shtrenjte , perlat e mia
ja kaparosa Himnin , Atdheut
dhe ” Xhamadanin vija — vija !
Eh cvete me doktoraturat
se jane permbi shkencetar
per mekanizma e mungese mjetesh
ketu do kishin vend Te Pare !
Po inxhinieret , arkitetktet
n bote ngrene piedestale
nga kombi yne mburret bota
nga Shqiperia jone e madhe !
Iken te tere pa kthyer koken
kush te hedh vallen e kendoj kengen
Atdheun kush ta pikturoj
kush kendon himnin , Per te renet !
Me erdh n mendje nxenese shkelqyer
me mund e djerse esht perpjekur
doli e para me nesime
dhe shkon e ngre flamur te Grekut !
Cbehet keshtu n kete toke
Na iku dija edhe Arti
s te mban Atdheu yt o bir
Po krenaria valle , ku vajti !
Kthehuni pas e sillni drite
Flamurin tuaj te ngjyrosni
Ti ktheni dijen ketij vendi
Qe te mos thahet , por te lastosi !

Ana . L. O.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.