NJË SURPRIZË E KËNDSHME..
Për librin tim “MUHURRI, HISTORI DHE PERSONALITETE” (me 712 faqe në 18 kapituj) është shkruar si për asnjë libër tjetër nga personalitete akademike e të letrave, si Prof.Shaban Sinani, Prof. Bujar Kapexhiu, Ahmet Prençi, Dr.Hajri Mandri, Dr. Selman Mëziu, etj, në gazetat “Panorama”, “Telegraf”, “Nacional” “Fjala”, “Bota sot”, “Rruga e Arbërit” e në disa portale prestigjioze…
Libri është promovuar bujshëm në një nga sallat kryesore të Hotel “Tirana” me praninë e qindra personaliteteve, dhe po ashtu për të folur rreth tij jam ftuar në studiot e RTSH, Ora News e Shijak tv…
Gjithsesi, sot u surprizova kur në orën 5.00 të mëngjesit, miku im Zenel Krashi më dergon një SMS me një vlerësim befasues. Vetëm miq si Ai (një ish-ushtarak e familjar shembullor, dhe po i tillë edhe në emigracion në SHBA-pinjoll i një familje emërndritur nga Arrasi i Çidhnës) di të shpreh kaq bukur ndjenjat miqësore dhe vlerësime objektive për një libër…
Ndaj dhe i shpreh mirënjohjen time më të thellë Zenel Krashit…
E PAHARRUAR
NË FUNAR…
Dy familje, e imja dhe e bashkëshortes së djalit të vogël, Arlindit, të ftuar nga kunati i tij, më i miri, më i zgjuari e më punëtori dhe me shpirt fisnik KLODIAN CEKA, kaluam sot çaste të paharruara pranë njërit prej rezervuarve në Funar….
U stacionuam mes kësaj perle të natyrës, ku gjithshka është magjepëse.
Dhe padyshim, ato që u relaksuan më shumë qenë dy mbesat Keida e Alesia, si dhe dy bashkëshortet e djemve, Zana dhe Nertila. Kënaqësi e veçantë të shikoje Klodin dhe tim bir Bledin teksa piqnin kecin në hell, ndërsa mbesat mblidhnin lule e i bënin kurora…
Dreka e shtruar në një lëndinë mes pyjeve me pisha e lisa, në këtë natyrë piktoreske qe vërtetë mbresëlënëse, si dhe vizita te shtëpia ku ka lindur Tila në Mollagjesh.
Funari, perla e pazbuluar mes katër liqeneve, rreth 20 kilometra larg qytetit të Elbasanit është një nga atraksionet më tërheqës, thuajse të pashkelura …
Mirënjohje pa kufi për Ju miku i familjes time Klodian Ceka, që na mundësuat këtë fundjavë mjaftë të këndshme me mikpritjen tuaj të veçantë.
Zoti ju bekoftë dhe ju dhëntë gjithë të mirat e kësaj bote…
“””””””””””””””””””””””””””””””””
Libri i i ri i poetit Hysni Bruçi
“KROJET E
KËTYRE VISEVE
THONË…”
të cilin pata kënaqësinë ta redaktoj dhe përgatis për botim, promovohet në një faqe speciale të gazetës
“RRUGA E ARBËRIT”,
si dhe në Portalin prestigjioz
“FJALA E LIRË”.
Parathënien e këtij libri ri mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm:
