ME DIVËN E SKENËS DHE EKRANIT MARGARITA XHEPA…
Kënaqësi t’i dhuroja librin tim të 20-të “MAGJIA E FJALËS” ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, artistes së popullit Margatita Xhepa-Nderi i Kombit…
Së bashku përjetuam të dielën e 22 majit 2022 çaste gëzimi të paharruara gjatë drekës në shtëpinë e poetit dhe prozatorit të mirënjohur Shefki Karadaku (në vilën luksoze në Tagan të Petrelës) të ftuar nga bashkëshortja e tij, Nadirja-një nga zonjat kryeqytetase me intelekt të rrallë, njohëse perfekte e letërsisë shqipe e asaj botërore.
Në këtë mjedis familjar të këndshëm, ku ishte e pranishme edhe motra e personalitetit të letrave, Znj.Natasha Karadaku, unë dhe bashkëshortja ime Kimetja u impresionuam nga mikpritja e Nadires, djalit të saj Dorianit e bashkëshortes së tij, Enit…dhe veçanërisht me kthjelltësinë e mendimit dhe rrëfimin mjeshtëror të ngjarjeve e personazheve që ka interpretuar në dhjetra filma artistja famoze Margarita Xhepa…
Ajo shprehu mirënjohjen e thellë për librin që i dhurova, nisur nga botuesi prestigjioz UET PRESS dhe nga vlerësimi që i bën poeti, prozatori, esseisti e politologu Preç Zogaj në parathënie, si edhe për faktin se është pjesë e tij si referencë në profilin e “Eseninit shqiptar Shefki Karadaku”, siç e ka vlerësuar Moikom Zeqo, apo të “Khajamit të ditëve tona”, siç e ka cilësuar prof. Dr. Lutfi Turkeshi…, apo edhe për “poezinë e dhimbjes njerëzore” të poetit Demir Rusi…