“””””””””””””””””””””””””””””
BUROKRACI apo DEMOKRACI…!?
Burokraci:në gjuhen frënge bureu=zyrë.
në gjuhen greke krátos=pushtet (që përkëthehet pushtet zyre,burrokratik)
Natyrshëm lind pyetja:Në këto 32 vjet në Shqipërinë tonë të dashur cili sistem është instaluar,demokratik apo burokratik?
Tiparet kryesore të sistemi burokratik:
-Përqëndrimi i drejtimit në duart e elitës drejtuese,që shpreh e mbron interesat e veta.
-Mban masat në pasivitet,larg problemeve të drejtimit.
-Mashtrim i verbër i kastave më të ulta të nënpunësve ndaj kaztave të larta.
-Nënpunësi burokrat rend pas posteve për karrierë e për rrjedhojë për përfitime personale.
-Kultivon në mënyrë të pashmangëshme tipare të tilla,si: hipokrizia,smira,intriga,mungesa e inisiativës,rutina,frika etj.
– Prodhon shkresa pa fund,pa përmbajtje,800 faqe për një proces gjyqësor(romani më i bukur me kaq shumë faqe vështirë të lexohet)
Shumë tipare të burokracisë kanë lindur që me lindjen e shtetit,që në monarkitë despotike të shoqërisë skllavo-pronare.
Burokratizmi,edhe pse u bënë përpjekje për ta luftuar,u shfaq hapur eshe në sistemin socialist aty rreth viteve 1980.Filloi shkëputja e kuadrove nga masat dhe zhytja në shkresurina të tepruara e të pavlera në zyra burokratësh,me kompetenca të tepruara.Ngriti krye mendjemadhësia,arroganca,arbitrariteti,mospërfillja,servilizmi,frika,spiunimi etj.që prodhoi degjenerimin e shtetit proletar,duke krijuar një shtresë parazitare burokratësh,që përfundoi në rrëzimin e shtetit të diktaturës së proletariatit.
E për fatin e keq këto burokratë përfituan,kur studentët e populli rrëzuan pushtetn burokratik socialist,duke marrë frenat e pushtetit të ri,të quajtur demokratik dhe instaluan kapitalizmin burokratik,që po jetojmë.
Në kushtet e sotme të kapitalizmit shqiptar,ku fjala demokraci artikulohet krejtësisht pa vend( nuk ekziston) burokratët shtohen dhe burokracia thellohet çdo ditë dhe ka përfshirë,jo vetëm aparatin shtetror,por edhe korporatat,sistemin arsimor,deri dhe institucionet fetare.
DEMOKRACIA edhe pse sipas Karl Pooper”Është një fjalë për diçka,që nuk ekzisto” duhet të jetë antipod i burokracisë.
Sipas KONICËS ” Liria ( demokracia)është në mundet njeriu:
1) të besojë ç’i do zembëra,
2)të thotë ç’i do zembëra,
3) të shkrojë ç’i do zembëra,
4) të bëjë ç’i do zëmbëra, VEÇ ATO QË JANË KUNDRË lirisë tjatëri njeriu”
“Albania” 1897
Abraham Linkoln,në nëntor 1863,në fjalimin e tij në Gettysburg,për dy minuta e më pak se 300 fjalë,tha:”Themeluesit e Unionit sollen në dritë një komb të ri,të ngjizur në Liri dhe të përkushtuar ndaj aksiomës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.
Burrat trima që vdiqen në Gettysburg dhanë jeten që ky komb të mund të jetonte.
Se ne këtu i qëndrojmë me të madhe asaj se këta të rënë nuk do të shkojnë kot; se ky komb,nën Zotin, do të ketë një lindje të Lirisë dhe se QEVERIA E POPULLIT, NGA POPULLI, PËR POPULLIN nuk do të zhduket nga toka”
E Helmud Kol: Kryesore për politikanin është karakteri; kurrë unë,por ne; luftë mendjemadhësisë; sa më afër popullit; sa më të thjeshtë.Në të kundërt këthehet në cenik.
Jo pushteti i përqëndruar në një,se kështu mbytet demokracia e lulëzon anarkia,burokracia.
Eljaz Salja