11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Shkrime Pikante

Ki kujdes bija ime
Jetë e gjatë, rrugë labirinte, mure, hije dhe çdo gjë,
të hedh posht, të ngre lart,të godet, të vret pa zë.
Njerëz engjëj , djaj me brirë, shpirt të pastër, mendje lig,
labirinti nuk ka fund, bija ime mos ki frikë.
Ti akoma ske provuar,sa herë njerzit fytyrën ndërrojnë,
ki kujdes kur të afrohen,vend për dhimbje po vëzhgojnë.
Të fërkojnë e të lëmojnë, vrerin e gjarprit në shpirt,
vend për helm të kërkojnë, bija ime mos ki frikë.
Qëndro me këmbët në tokë, në ajër asgjë nuk kap,
jeta nuk është veç fushë me lule,do mendosh mirë kur hedh një hap.
Dhe kur të biesh,nuk do rrish poshtë, se vetëm krimbat rrinë aty,
është vend i mirë që të të shkelin, ndaj do kthesh forcë lotët në sy.
Ti kokën lart gjithmonë do mbash,askush s’do mundet që ta ul,
se jeten ty ta fali Zoti,asnjë njeriu mos ju përkul.
Kur të arrish në vendin tim,këto fjalë mos i harro,
ti mbash pranë, të jenë mësim, se në këtë botë veç mami të do.
Nuk dua të kujtosh,se kjo jetë është pa ngjyra,
Është e shenjtë të jetosh, por shpirtin tënd ta tregoj fytyra.
Jeto bijë e ndrysho botën, bëj të mira ditë për ditë,
se kur zemrën ke të pastër, nga e mira mos ki frikë.
Kur të të shoh se ti ja dole,emri yt të ndriçojë,
do largohem e gëzuar se misioni im mbaroi.
“”””””””””””””””””””””

Te duhet nje jete
per te takuar njeriun
qe te kupton …
dhe te pranoje per ate qe je..
Ne fund do kuptosh qe;
ai personi je ti.
“””””””””””””””””

Ehh bota…
Ky lamsh prej leshi
E tjerrte gjyshja ime dikure
Ky lamsh prej leshi rrotullohet avash
nuk ndalon prej kohesh..
Por sot ka ngec e asht ngatrru keq
Ec e zgille ket nyje shekujsh..
Ehhh bote leshi..
Ke ik per lesh..lesh e li
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.