16.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Ramadan Kllogjri

Në shtëpi e me tradita
Duke ecur në çdo kohë,
Rrokullisen ditë për dita
Brezat radhë për çdo moshë.
Më jep oborri kënaqësinë
Sa jeta duket pa mbarim,
Relaksimi me nipërinë
Vetëm behar e gjelbërim !
Duke dhënë përshëndetje
E me pamje shih e shkruaj,
Sejcili të ketë një gjetje
Në çdo vend të mos jetë i huaj.
Kështu jam e do të jem
Punë – punë e argëtim,
Frymëzoj vajza e djem
Në taban pragu im !
Ramadan Kllogjri
/ 16/maj/2020/
“”””””””””””””

Sqarim për publikun mokrar e gjithë ata që kanë lexuar këto ditë në fezbook materialin poetik të poetit mokrar z Maliq Torra.
…..
Në pëgjigje të shkrimit poetik të z Maliq Torra /dt/09/05/2022/ për të ndjerin z.Haki Balliu.
I ndjeri z ,Haki Balliu ishte një mokrar patriot i thekur me vlera të mëdha personale,familjare ,fisnore dhe krahinor të pa mohueshme për të cilat shoqata kulturore atdhetare MOKRA e ka vlerësuar për së gjalli si gur themeli të saj . Duke qënë një nga nismëtarët e parë në Mars 1999 me një grup patriotë e profesorë të tjerë të nderuar mokrarë ku formuan në Tiranë këtë shoqatë që ne kemi sot me krenare mokrare.
Ai në krye të shoqatës ishte dy vjet dhe si themelues me idetë e Tij mbështeti fuqishëm për 22 vjet radhë deri sa ndërroi jetë në Mars 2021 .(i ndritë shpirti ku i ka rënë).Ai është vlerësuar nga shoqata për kontributin e Tij të shkëlqyr me stimuj të ndryshëm nderi deri edhe në përjetësimin në këngë të lidhur me Mokrën tonë të përbashkët .
Duke parë dy shkrimet poetike nga poeti ynë z, Maliq Torra me cilësime të tepëruara për të cilat as Ai vetë nuk do ti pëlqente duke e cilësuar : babain shpirtëror të mokrarëve dhe si njeriun shenjtor ku pas vdekjes së Tij këtu merr fund burrëria ,toka dhe malet mokrare.
I nderuar poet me gjithë respektin që kemi për penën Tuaj kryesia e shoqatës mendon se ju e kini tepëruar paksa me të dy këto shkrime njëra në ditën e vdekjes dhe tjetra më dt /09/05/2022/.
Shoqata jonë Mokra nuk mbahet vetëm nga një njeri cilidoqoftë Ai e sado vlera të ketë, në krye të saj kanë qënë ndër vite edhe 4 katër kryetarë të tjerë të cilët kanë punuar e sakrifikuar edhe me kosto financnare në shërbim të vlerave mokrare e kombëtare për të jetuar në situatat e sistemit shoqëror.
As shoqata Mokra, as toka ,as Shkumbini e as Malet mokrare nuk do të humbasin me ikjen normale të një njeriu sado patriot të jetë Ai e as të brezave që vijnë e shkojnë sipas ligjit të natyrës në mbarë Botën.
Shoqata Mokra e Mokra vetë jeton e do të jetojë pa Haki Balliun e pa ne të gjithë sepse brezat vijnë e çojnë përpara zhvillimin shoqëror së bashku me cilësitë e traditat tona të shkëlqyera krahinore e shqiptare !
Faleminderit ,me respek.
Për kryesinë e shoqatës Mokra
Kryetari
Ramadan Kllogjri
Tiranë / 10/05/2022/
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.