16.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

PËR NJERËZ TË TILLË KEMI NEVOJ.

– Në promovimin e librit tënd do vijmë të gjithë siç mblidhemi përditë në Qafën e Pazarit,- më garantoi pjesmarrjen miku im,profesor Kristo Ndrico.

Për intelektualët e qytetit ,Vaso Lilin ,Thanas Dinon dhe Raq Paskalin,isha i bindur që do më nderonin ,se ishin njerëzit e shquar të letrave në Gjirokastër.

– Edhe Genci do vijë patjetër,- më tha Kristua kur do të ndaheshim me njeri – tjetrin.Është ekonomist ,- vazhdoi profesori.

– Po unë s’kam mbledhje kooperative,o profesor!

Është Genci Kutra,- vazhdoi ai.Ka mbaruar jashtë shtetit,është njeri me kulturë dhe është djali i profesor Sokrat Kutrës.

– Le të vijë !- i thashë prof.Kristos.Për njerëz të tillë kemi nevoj.

Fabul

NËNVLEFTËSIMI

Çatia nga një e çarë pikonte,
dhe shiu binte te një tra.
I zoti shtëpisë të ngjitej gjer lartë përtonte,
ndaj ashtu e la.

Një ditë ai e pa keq,

dhe nisi që t’a vlerësonte këtë gjë.

Por ç’e do se çatia kish dalë jashtë përdorimit krejt,

dhe trari qe kalbur e s’mbante më.

“”””””””””””””””””””””

ROMJA
Sot kishte një buzëqeshje më pak,
se ishte grindur keq me burrin.
Por prapë me të u bënë bashkë,
në një anë lumi.
Thyhet shelgu që varet si loti i saj,
nga duart e romes ,delikate.
Kjo ditë sot sa shumë do mbajë,
sa shumë grindje dhe inate.
Sa buzëqeshje asaj i mbenë të ngrira,
të tilla mbenë te romja sot.
Se s’ikin lehtë disa të nxira,
nga një dhunë pa shkak të fortë.

Ajo thurr ditët me merak,

siç thurr atje përfund një bregu.

Buzëqeshja e saj sot iu lag,

nëpër lotët e një shelgu.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.