16.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Amijete Çollaku

Për ju gjenerata ime!

Seç më përshkon, një ndjenjë nostalgjie
një ndjenjë malli, mirësie
kur i hedh një sy, kesaj fotografie
kur shfletoj ditarin e kësaj gjenerate, të kësaj shoqërie
dhe më nxisin të udhëtoj, në ato vite rinie…
Kujtime, që janë të rregjistruara në diskun e memorjes time
që mes jetës tonë të varfër, ne i vishnim me mozaik buzëqeshje, të çdo lloj ngjyre
me aromë sinqeriteti e bardhësie…
Që ndër vite takimet tona, u japin nota freskie
na kthejnë kohën pas, mes asaj shoqërie
dhe bëhen shkas, që përjetojmë çaste gëzimi, lumturie, si dikur në ato mbrëmje tematike dëfrimi rinie…
Tani, kohërat kanë ndryshuar dhe vitet tona mbi kurriz, fillojnë duke na u shtuar
ndoshta dhe pse jemi mbyllur në karandinë izoluar , apo ndoshta herë tjetër s’do ta kemi mundësinë..
na rringjallet dëshira, me shpresë për të organizuar një tjetër takim
të shfletojmë kujtimet tona vëllazërore,
të shuajmë nostalgjinë…

Ju përshëndes, gjenerata ime e shkollës.

Ju uroj shëndet, mbarësi e lumturi, bashkë me familjet tuaja , me shumë mirënjohje dhe Respekt për të gjithë ju!

Me Respekt Amijete Çollaku!

“””””””””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një fotografi nga afër e 1 person

Dielli Idhulli im!

Sapo dielli, më gudulis fytyrën në mëngjes
me ngrohtësinë e tij, më mbush me energji dhe pozitivitet
edhe mes ditëve gri, më nxit që jetës ti buzëqesh e ta mbush me shpresë..
Edhe kur vështirësi ndesh
dhe kur pas shpine tjetri më godet, s’dua të ushqej shpirtin me inat, smirë e mllef…
E di që s’jam perfekte dhe gabime bëj shpesh
jo nga të gjithë pëlqehem, ashtu si dhe mua, të gjithë s’më pëlqejnë
siç jemi të ndryshëm,
të ndryshme i kemi mendimet, idetë..
s’flasim të njëjtën gjuhë, ndaj kundërshtojmë shpesh…
Gjithë vlera ime në jetë,
është qëndrimi im që mbaj me të tjerë
ti nëse do, më shaj,
më gjyko, nxirr mllefin tënd,
vill po deshe dhe vrerr…
unë të uroj, gjithmonë mirë të jesh
dhe fjalë tjetër prej meje s’do kesh.
Ndoshta, më quan naive apo hiqesh se ti, i fituari je
unë, po e njëjta ngelem
shpirtin, s’e mbush me helm
kjo jam unë, sjellja ime e mirë, apo e keqe..
më ul, apo më jep vlerë..
dhe pasqyron timin karakter.

Shpirti im, dritë reflekton përherë

ndaj gjithmonë,ti je idhulli im o diell……

Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.