Naze, Naze
E bukura Naze
shtatin selvi
Zbukuron botën
nga një vend i vogël
Ndez zjarr
Flaka flakëron deri në mal.
E bukura Naze, Naze
Në dorë mban manushaqe,
në kokë rrugë jete.
Ah, moj Naze
Nuk duhen tupana
mendimet e tua të jehojnë
Moj Naze, Naze
E bukura Naze.
Mejrem Kajolli Tusha
“”””””””””””””””””””””
NA MËSHIRO, ALLAH
Allah, na fale në këtë botë
ti shohim mrekullitë dhe shëmtimet
të bëjmë përzgjedhje
deri në vdekje.
Na duron
rrugë na tregon
dikush kupton
dikush fluturon
atyre që s’ju konvenon
Ty të fajëson.
Dëshirat na i lexon
të mirat na i servon
hapat na i përcjell
deri te dera e gjykimit
ofron lehtësim të provimit
Allah, na mëshiro
prej rrugës Tënde, mos na largo!