16.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Hajrun Toçi Korabi

Për të kuptuar të sotshmen

Duhet kuptuar të kaluarën

Nga e kaluara vërtet duhet mësuar

Asesi n’vetëdije duhet mos neglizhuar

Në këtë botë…!

Me rrëmujë e jo vërtetësi!!…

Duhet dalë në prirje majë..

Vetëm me të qartin kuptim.

E si t’i kthejmë prap

…ato lotë të derdhur….

Që i mbjellëm nga miq e armiq të mirënjohur?!..

Harta e jetës u formua

Nga lotët e harxhuar

Me shpresë!

Që një ditë…

T’mos mbetet

Jeta e harruar.!

Thonë që t’kuptosh tjerët

Nuk është lojë

U lindëm që me shpirtë t’jetojmë

Ngado cila udhë

Fytyrën para ta kemi

E udhët që nuk kan udhë

Prapa pse i vemi?!

Të jesh i përsosur!

Ke kuptuar që i lindur ashtu erdhe

Ndërdijes mos iu fsheh i murosur

Se nesër shpirti nuk mbanë etje..

Për të kuptuar të sotshmen sot

Ke mbjellur farë për jetën e shpirtit

Mëndjen pajise me dashuri e lot

Gjërësi hapsirë i sigurove rrethit

Djetor 2013 Hajrun Toçi Korabi

“””””””””””””””””””””””

KRENARI E TURPIT
*
Befasi kufijsh motesh, të ngritura sërish turpi
Në lartësitë e turpit, t’fortëve bashkësi varfënjak
Lotët bërë gurë, rrjedhjesh n’lumenjë furi
Vallëzuar si në dasma t’huajve, t’pa ftuar aspak
*
N’botën e heshtjes, gjumin mbjellur n’dobi falas
Katandisur si të huaj, n’botën tonë të huaj një
Të mashtruar nga paqësorët e natës, haptas
Dhëmbët të larë n’hak, të të t’nesërmve foshnjë
*
Sa i shtrenjtë duhet të jetë shpirti i falur i bekuar
Dhimbjet po t’kenë qëllim, loti s’humbë shtratin
N’detin e lakmisë njerëzorja humbi gzofin e pruar
Fitimtar të humbjeve, n’dasmë t’hienave t’thërasin….
*
Krenar t’shekujve, intereset këmbyer n’turpërit
T’hipnozuar n’mjegull qiellit, fluturuar pa kokë
Diagnozimesh analizë thurur mbi të uriturit
Helmuar nëna të gjalla, vjedhur liritë në tokë
*
Krenari e turpit, armatosur deri në dhëmbë sot
Ç’faj t’i lëmë t’pafajëve, me lot e gjak qajtur n’ikje
Hakmarrjes nuk i bëhet vendi kurrë, nëse ske lot
Krenar të vrasjeve, vritni veten nesër pa dhimbje…

Hajrun Toçi Korabi

“””””””””””””””””””

HAMBAR FOLE HAPUR
*
Për të shkruar sot vargje për botën
Duhet njohur mbi të gjitha edhe t’gjithve lotët…
Veten pa lënë anash n’hambarë t’sotshmës
Ikur, përmbajtur me penën i pashoq si kalorës..
*
N’kandar të masës si qiri tretemi
Uritur pas dritës së ndjekur ka mote
Shqetësuar foshnje, n’barqe të nënave rritemi
Eeh çfarë i thua shpresës së kësaj bote??…
*
Eskortim valësh thumbuar n’asht t’zemrave.
Për të shkruar n’dritë hëne, vargje t’botës.
Për të qëndruar pa ikur n’radhë t’pa zërave
Në gji t’votrës, emanetin kërkuar të lokes
*
Atdheut i flas, rrënjëve mëmëfole…
Përkushtuar n’fuqi si shkujë e tërbuar
Kasap e hajdut t’kohës, t’kësaj kohë dore
Armiqësisë, n’miqësi dikur lënë fjalë betuar
*
Penë ,këmbej miq n’vargje, historisë treguar
Shumicën t’a pajisim n’të paskajuarën dritë diellë
Valëvitur besërisht djepit t’paharruar
Farën e rrezet zë me zemër, pa përtuar mbjellë.

Hajrun Toçi Korabi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.