Përshendetje miq te nderuar !
Këte foto e mora nga publiciteti qe po i bante një emisioni të se shtundes në darkë Top- chennell.Unë nuk e njoh anglishten edhe pse ne në France e kena komshie Anglinë. Në Shqipëri itakon me kenë ma larg Anglia e megjithate në televizionet shqiptare sidomos në emisionet e darkes shohim tituj programesh ma shumë anglisht se shqip.

Ndoshta dikush mendon se unë jam” injorant” dhe nuk e dua zhvillimin dhe teknologjinë edhe pse jetoj prej ma shumë se 25 vjetesh në Francë. Kur ashtë puna për tu mburrur me gjuhën shqipe themi se asht gjuha ma e bukur në botë e kur vjen puna për ta folur e shkruajtur nuk na pelqen. Një pyetje të thjesht kam unë: sa përqind e shqiptareve u a dijnë kuptimin titujve te emisioneve në tv? Sa përqind e shqiptarë kanë internet të bollshëm për të lexuar e kuptuar sa ma mire përkthimin e fjalëve të vështira qe përdoren në televizionet shqiptare por edhe nga politikanët ?
Përgjigje nuk pres sepse megjithse nuk kam shifra te sakta ma merr mendja se as ata qe i përdoren nuk u a dijnë kuptimin e jo ma ata qe i shohin në ekranet e televizioneve.
Unë shoh televizionet franceze por shumë pak përdorin fjalët në aglisht në emisionet e tyre.
Nuk mendoj se ecet përpara duke kopjuar gjithmonë, por duke zhvilluar traditat, gjuhen , kulturën tonë shqiptare qe vertete e kena shumë të bukura dhe duhet të krenohemi me to. Fjalët e huaja ti përdorim me te huajt si , vizitorë, bisnesmenë, politikanë e jo me shqiptarët qe kuptojnë ma mire shqipen tonë të bukur!