11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Publikoi David Boseta

SHËMTIA QË DO TË SHPËTOJË BOTËN…
– nga Visar Zhiti –Tre liriche di Visar Zhiti | Meer
Gjithmonë më ka tronditur
kjo pamje… s’e di ku është marrë, as kë ka autor, ndërsa ky fëmijë që lexon në kazanin e mbeturinave, që lexon e vazhdon të lexojë pandërprerje, sa herë që e shoh, e di, është… shumë fëmijë të kësaj bote. Është imi, yti, i askujt, i të gjithëve…
Ai duket se nuk do t’ja dijë për asgjë, është i përqendruar, po lexon, qetësi ju, që kaloni pranë, qentë dhe macet aty, era që fryn, qetësi rruga, të ndalin makinat, polici të ndryshojë trafikun, të mos bëjnë zhurmë auditoret universitare pranë, as parlamenti pak më tej, kamerierët të mos shërbejnë kafeneve, pushoni, se ai, fëmija i askujt dhe i të gjithëve, po lexon! Ai nuk ka kohë tjetër, fëminia mbaron shpejt!
Më dhimbet, e vuaj, më vjen turp nga librat e mi, nga biblioteka ime, nga sallat e ngrohta të leximeve në dimër dhe të freskëta në verë, ky kazan plehrash, ku sipër tij po lexon një fëmijë, është libraria më qortuese që di, ankth dhe realitet tmerrësisht i prekshëm, aq shumë tronditëse në kohë paqeje, por luftrat vetëm për këtë duhen bërë, është kjo shëmti që do të shpëtojë botën, pra, më e bukura, për të cilën thoshte Dostojevski, leximi, dija, shtoj fare thjeshtë unë, se kam qenë dhe mësues. Jam krenar me atë fëmijë, është kërshëria e së ardhmes, është shkolla, ah, mësimi i rrezikuar, kam frikë, por ai lexon i qetë mbi plehrat që bëjmë ne, mbi plehrat e botës, po, po, e di autorin e kësaj pamjeje… Ai fëmijë ka uri. Prandaj ka dhe shpresë…
(Fotoja nga ku është marrë, ka këtë status, nuk mund të ndahen, mund të komentohen…)
(Ky status u mor në profilin e mikut tem Visar Zhiti)
………………………………………………………………………Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
Foto sa 1000 fjalë.
Një fëmijë i vogël ka gjetur në një kazan mbeturinash një liber dhe aq thellë është zhytur në lexim sa nuk i bën aspak përshtypje vendi ku ndodhet apo era e rëndë e mbeturinave, sepse libri ka magjinë e tij, aromën e tij, fantazinë e tij. Ai e zhvendos lexuesin mijëra kilometra larg në një botë ëndrrash të cilën do dëshironte ta jetonte lexuesi i vogël që shpresoj një ditë të bëhet njeri i madh e me vlera.
– David Boseta
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.