2.5 C
Tiranë
E dielë, 10 Nëntor 2024

Fadile Skendaj

Dridhja e nenes.

Perse dridhesh o nene
cfar zemra te ndjell
me thuaj nje fjale
se te gjitheve do jua percjell.
Por nena vazhdonte
te dridhej perseri
Ne mes ngasherimesh foli
” Nuk je vetem bije”
“ke plot niper e mbesa
qe ty te duan shume,
te dua,t’mos merzitesh
qe t’mos dridhem une”

me doli gjumi

dhe endra u shua

por e dridhura e nenes

ne mendje me mbet mua.

“”””””””””””””””””””””””””

…Eh,sikur ta dishe…!
eh,sikur ta dish,
sa te merzitur jemi,
eh,sikur ta dish,
sa malle per ty kemi.
Me forcen magjike tenden
qe kishe ne nje kohe tjeter
do caje token,do hapje qiellin,
e gjalle perseri do beheshe
do mbuloje diellin.

Se diell ishe per kedo

vetem jepje e asgje s’kerkoje

me veprat e tua madheshtore

te gjithe i frymezoje.

“”””””””””””””””””””

Ngriu ajo dore…
Ngriu ajo dore,
qe si mendafsh,me perkedhelte koken
ngriu ajo dore
U be njesh me token.

Ike moter ike

ike e heshtur-pakuptuar si pellumb i paqes,

Loti yt i pikelluar

Te ngriu ne mes te faqes.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.