11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Nasia Xhemalaj

PASTAJ, MBYLLE PORTËN.

Si fllad pranvere dashuria,
zbathur më bredh lëndinës së shpirtit,
m’këndojnë zogj e pëllumba gu gu në gji,
dhe fluturat stomakun më gudulisin.

Si erë veriu dashuria për ty,

më ftohë, më ngrohë, më shtynë,

-shtymë erë shtymë,

-të më rrëshkasë këmba e shpirti,

në zemrën e tij,

Pastaj mbylle portën…!

“”””””””””””””””””””””””””

Kur shkoj në qytetin tim .
( Saranda ime)
Sa herë shkoj në qytetin tim,
bëj tutje limanit në këmbë,
me mall mat bregun pëllëmbë për pëllëmbë,
pulëbardhat numëroj, u këndoj këngë.

Ato, sikur ta dinë sa i dua,
më ndjekin e këndojnë bashkë me mua,
guisjet e tyre në fluturim përherë,
simfoni malli,me diell, det e erë.

Ti prek, të më ulen në pëllëmbë
i ftoj,
pastaj, lart në qiell të fluturojnë,
nga limani një anije nis udhëtimin,
drejt një shprese, mbarsur me rreziqe.

Ulem në breg,
një valë më loz tek këmbët,
peshkatarët nisin hedhin rrjetat ,
unë kujtoj tim atë, peshkatar,

përhumbem në kujtime…
Pastaj nis shndërrimi magjik,
gjithçka këtu më bëhet e shenjtë,
krroku i verdhë i diellit mbi valë,

lyen gjithçka me ngjyrën e artë,
a thua dyzet shënjtorët rrojnë,
dhe këtë qytet në magji e shndrrojnë…?!
Nuk më lodh bregu në këmbë,

ndërsa dita fillon e thyhet, bjen muzg,
në një lokal kafe gjerb,
shije si kjo s’kam provuar kurrëkund.
Anija dalë ngadalë po humbet horizintit,

dhe shndrohet si një yll rënë mbi det .
më duhet të iki, një foto Sarandës time bëj,
peisazhin magjik fiksoj në celuloid e zem

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Dy poezi per ditën e Nënës.
Ju përshëndes miq të dashur
NËNË MOS KI MERAK.
Sa të ngjaj nënë, si dy pikëza uji jemi,
Ti burimi, unë uji që rrjedh,
Sy e vetull i ngjajmë hënës,
buzëqeshjen dritë e fjal’n e ëmbël.
Mbretëresha ti, e unë bletë,
I shkojmë jetës fletë më fletë.
Dardha nën dardhë b’jen,
Mos ki merak nënë, si Ty do jem.
***********************************
SIKUR…
Sikur të ishte e mundur, vetëm sot,
krahë të më jepte Zoti, si zog,
të vija të ulesha në parmakun e dritares,
ciu, ciu, – të këndoja një këngë malli.
Ti do çuditeshe nga kënga ime,
e do të afroheshe, të më mirrje në dorë,
Oh! —Sa do t’më pëlqenin ato ledhatime,
ledhatimi i Nënës më i ëmbli në botë.

Të kam larg NËNË!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.