11.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Albana Methoxha

PËRBINDËSH

Engjëll më shfaqesh,
me përkëdhelje falesh,
përgjërohesh, se sa shumë më do,
mbi petkun e bardhë brirët të shikoj,
më mirë se veten unë ty të njoh.
Sa shpejt shndërrohesh në përbindësh,
kur në të drejtën time të refuzoj,
zjarr dhe rrufe ti derdh përmbi tokë,
nga Lashtësia dhe demonët i ngre,
padrejtësisht m’i hedh përmbi kokë.

Më kujton të brishtë,

më bën thërrime,

harron ti forcën që mbjellë është tek unë,

nga hiri ngrihem të përleshem me ty,

për çdo moment jam gati për fortune.

“””””””””””””””””””””””””

Tani heronj te heshtur jemi ne
askush nuk guxon te flas i pari
Ne lozhe rrime me syte ne skene…
sa keq, tashme eshte ulur sipari…
E di se perlotesh kujtimesh anes tjeter
Une me s’mundem ti fsheh lotet e mij
Ajo ndienje e embel, e paster, sublime
Me plot kuptim mban emrin dashuri …

Ironia e fatit me kujton nje shprehje te vjeter

Sa shume ngjason me historine tone:

Dy veta u zune dikur per nje fjale…

Ata vdiqen…, por fjala ende jeton…

“””””””””””””””””””””””””””””””

TË SHTRENJTAT SY
Gjithë natën dhembi dhëmbi,
gjuha shkoi veç atje,
mençuria e popullit
nuk e nxorri kot populli fjalën e urtë,
fjalë që përjetësisht do qëndrojë mbi dhe.

Shpirti,

gjithë natën dhembi,

mendimi im shkoi veç për ty,

dashuri përjetësisht hyjnore,

oh, sa shumë dua

t’i puth ato të shtrenjtat sy.

“””””””””””””””””””””””””””””””

E DEHUR AJO VAJZË
Ajo dukej që ishte e dehur,
alkool,
muzikë,
ekstazi.
Ca tinguj hundorë lëshonte parreshtur,
m’u dhimbs,
moshën kishte me time bijë.
Një shok e mbante për dore,
në sy një zjarr i digjej si dreq,
vajza e dehur e përqafonte,
në buzë e puthte pa të keq.
Nga pas i ndiqnin dhe dy shokë
me shishe birre nëpër duar,
dehur dhe ata ishin krejt,
me sy lakmues dhe të jarguar.

M’u dhimbs e gjora vajzë e dehur,

natën në club nate kish kaluar,

m’u dhimbs dhe familja e saj,

kontrollin prindëror kish harruar.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.