10.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Me poeten:Prena Prendi

“Ankthi” i artistit…

Shpesh krijuesi në hall ka ra
Për me shkrue ,çfarë ai ndjen
“Frikë” i gjori se kanë me sha
Polemika mos shpërthen.
Matet fort ,me shkrue lirikë
Të thurë vargje për dashni…
S’shkruan për vehte ai or mik
Në atë krijim,je ndoshta ti.
Një artist është në siklet
T’i këndojë vajzës së malësisë
Me kë vallë të ketë duet…,
me kë ,vallen e labërisë?
Kush në jetë,nuk dashuroi…,
kujt s’i ngeli një merak…,
gojë të liga,kush s’dëgjoi…,
pa u shqetësue ,kush e pat fat?????.
Katolik më shumë se papa
Vehten mik mos e vlerëso
Musliman më shumë se hoxha
Mirë është mik,mos e trego.
Thueje fjalën,si ta thotë shpirti
Këndo këngë e melodi…
Është dëshirë e çdo artisti
Lere “botën”,në punë të tij.
P.Prendi 07.05.2022 Firenze
“””””””””””””””””””””””””””””””””

Gëzuar festën nëna…!

Të jesh nënë,është kënaqësi
Sakrificë e obligim
Është më e madhja përgjegjësi
Të rrisësh fëmijë me edukim.
Nuk është thjeshtë vetëm një emër
Nuk janë germa,thur një fjalë
Dashuria më me zemër
Që dhuron për vajzë e djalë.
Është si lule që çel gjithmonë
Si në dimër e në verë
Shpirti i saj lëshon aromë
Din me dashtë e fal përherë.
S’ka si nëna në këtë botë
Shtatin nxe me fëmijën e vet
E ka dhënë i madhi Zot
Të dhurojë e të shtojë jetë.
O moj nëna kudo jeni
U urojmë me zemër plot
Shëndet e të mira ju të keni
Qofshi të lumtura ,për jetë e mot!
P.Prendi 08.05.2022 Firenze
“”””””””””””””””””””””””””””””
Vëllajit tim…!
Një vëlla ,gjithë botën kam
Është i urtë e është flori
Pata dy,por s’qe e thënë
Tash gjithë sytë i kem te ky.
Dritë e derë ,hapur i kemi
Jem’ tre motra,me një vlla
Perfetësinë asnjë se kemi
Shpirt e zemër bardhë sa s’ka.
Veshkën jap për vlla e motër
Dritën e syrit për me pa
Mos lashtë Zoti asnjë votër
As pa djem e as pa vajza.
Në shpi të prindve,nuk baj “ligjin”
Hyj e dal si bijë “e heshtun”
Kush mba arrën,mba çekiçin
Dorën japim,njëri tjetrit.
S’peshojmë gjërat në peshore
S’ngacmojmë fjalë,me u grric kot
S’mbledhim ujë me pikatore
Kem’ gjithçka me shpirtin plot.
Mbushur shpia me nipa e mbesa
Ka lezet me i pa me sy
Me ndihmë të Zotit e me shpresa
Brez mbas brezi të kem’ dashni.

P.Prendi 11.05.2022 FirenzeMund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.