NISHAN NE SHPINEN E GALES TONE TE SHKPEJTE POLITIKE .
Vdekja e lumnueshme e mori gryka gryka ne gjysmen e shtegtimit jetesore. Shqiperia humbi Presidetin e gjashte postkomonist, te dytin pas Ramiz Alise, dhe te dytin me i riu pas Ilir Metes. Bujar Nishani nuk erdhi ne skene si gladiator arene, por si hero i heshtur dhe i tille mbijetoi e u shua. Ne politike qe fatlum mbajti partofolet e Ministrit te Drejtesise dhe te Punve te Brendeshme. Ishte veç 46 Shen Gjergjash kur ngjitet ne podin me larte te shtetit Nuk e perkelleli fati me shendetin as jeten e cila e tradhetoi ne moshen 56 vjecare.Nishani ishte njeri parimor, politikan ,pa rrebe xanxare i thjeshte gojtare elekuent me ligjerime te spikatura te bukurshkruara dhe mire kenduara.Politika na ka servire horat si engjujt , ndersa njerezit e mire si djaj te mallkuar. Politika ka nxi malin me bore dhe shterruar detin e trazuar.Ajo qe vlen realisht kurrr nuk u vlersua, ndersa ajo qe si vlejti u vlersua si mrekulli hyjnore e zotavete vdekshem toksore . Ne kete xhungel te anarkike Bujar Nishani nuk luftoi me taganin ndryshkur te hakmarrjes as nuk shitoi pas shpine e me krahmarrje me harpuna te helmta . Jo karizmatik, jo sherrxhi, jo shume i adhuruar nga falangat pa ideale . Edukata, familjare dhe ushtarake i sherbyen si kemishe mbrojtese, per ruajtjen integritetit dhe ekulibrave bazike politike.Pati shume kundershtare, por pak armiq. Nuk u turr drejt detit te koste me luge brez, as nuk u zhyt me thes ne shpine ne lemin dalldisur te korrupsionit qe çvirgjeroi dishepujt tane me te adhuruar. Vdekja eshte detyrim i percaktuar me flete thireje nga lart.Mes nje kenete te piste politike Bujar Nishani vdiq i pa bere pis. Krejt inpozant si nishan i bardhe ne shpinen e gales se shkpejte politike 30 vjeçare.Vdekja na shpeton shpirtin nga roberia e trupit lakmitare.Njeriu qe ka zemren e delire nga merite urrejtja, dhe plaçka jeton si zog i lire edhe nder roberite me te liga. Bujar Nshani ishte jashte mode ne politiken e zhargonit te piste, intrigave denigruese dajakut,pabesise , bullizmit, dhe gryksise se shfrenuar.
Me la la pershtypje shume te mire kur dekoroi me tripleten “Nderi i Kombit”.Dukagjinin, deputetin Martir Prof .Kole Prela dhe lirikin e shquar Frederik Rreshpja. Ligjirata e mbajtur ne ate celerbrim eshte nje memo e shkelqyer vlersuese per kontributin e Dukagjinit ne histori e pa artikuluar kurre me pare nga faltorja e atij “buni”. Kryefja e asaj retorike gurgulluese ishte Shqiperia i ka shume, shume detyrime e mirnjohje historike Dukagjinit. Jashte protokollit zyrtare per 25 minuta, bashkebisedoi thjeshtesisht me dergaten tone. Dukagjinasit, shkodranet dhe shqiptret e mire ndihen te trishtuar per hubjen e njeriut dhe shtetarit te mire Bujar Nishani. Ngushllime gjithe te afermeve dhe miqve per bjerrjen e rende te njeriut te tyre te dashur e te shtrejte ! Jetojme e sillimi me ego ,propotence e kryelartesi si kreshtat. Pasuria pushteti, krenaria dhe fuqia nuk kane radare te zbythin pas shytat e vdekjes. Vdekja eshte barazia e vetme e perbotshme mes gjitareve homosapienes. Lum kush vdes i mire dhe i pa bere pis si ju ! Pushofsh ne paqen e bekuar Bujar Nishani!