DITËLINDJA JOTE ,VËLLA !
Lindi më 30 Maj 1968
Vdiq më 22 Mars 2003
E kujtova ditëlindjen tënde ,sot ,vëlla
Sa shpejt u largove ,ti, nga kjo jetë
Loti mbi qerpik nuk më është tha’
Për ty ,ditëlindje ,dua të ketë
S’të harron motra vëllau im
Se plaga akoma s’më është shëruar
I ri më mbete atje në mërgim
Sa të kem jetë ,s’kam për t’harruar
Sa herë ,ti, vije në timen derë
Me buzëqeshje të ëmbël si mjalti
Linde e ike , vlla’, në Pranverë
E dhimbjen për ty , veç shpirti e mbajti !
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 30 Maj 2022
“”””””””””””””””””””””””””””
UNË NUK BËJ MËKAT
Çdo ditë unë të pres
Që gjumi të të dalë
E t’them “mirëmëngjes “
Se malli më ka marrë
Ta nisim bukur ditën
Unë me ty e ti me mua
E ta zë ,unë ,pritën
Me fjalën “të dua “
Hapi veç pak sytë
E të t’i puth pak
Se të dua me shpirt
Unë nuk bëj mëkat
Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë 27 Maj 2022
“”””””””””””””””””””””””
NUK VDESIN KURRË DASHURITË E VËRTETA !
U ndez dashuria si flakë prej kashte
Aq shumë u “deshën ” ata të dy
Të lumtur jetuan për disa çaste
E flaka u shua aty për aty !
A mund të quhet vallë ,dashuri ?!
Ajo që ndizet si një flakë kashte
Si zjarri kur fiket e bëhet hi
S’mund t’ ketë dashuri veç disa çaste !
Dashuria e vërtetë rron në çdo rrudhë
Ajo nuk shuhet sa të jetë jeta
Rron tek çdo grua e rron tek çdo burrë
Nuk vdesin kurrë dashuritë e vërteta !
“””””””””””””””””””””””””””
VEÇ DY METRA VEND
Vdekja s’është vetëm për mua
Është dhe për ty
Veç nuk vjen kur unë e dua
As kur e don ti
Kush ka lindur dhe do vdesë
S’mund të ikësh dot
Dheu i tokës do t’na tresë
Me dy pika lot
Ti i pasur në para ‘
Unë e pasur veç në shpirt
Njësoj vdekja me ardhë ka
Për të gjithë një ditë
Thirri mendjes sa je gjallë
Mos e nxi ,ti , shpirtin tënd
Gjë me vete ,s’ke me marrë
Veç dy metra vend
Dava Gjoka Lleshaj ,Tiranë 26 Maj 2022