“Lija e majmunit”.
Besoj se zoti A. Cako mbrëmë ka aritur kulmin e tij. Ka “shkëlqyer” në mënyrën më të pabesueshme lidhur me rrezikun global të “lijës të majmunit”. Gjithëçka që doli nga oksipitali i tij, zyrtarizohej me paralajmërime kohore, “Mbani mend! Brenda vitit 2024 do të infektohen mbi 2 miljard njërëz, ndër të cilët 420 miljon do vdesin … si dhe qindra mijrave të tjerë që …” nuk e kuptoja më se çfarë do tu ndodhë. Hata e madhe!

Në fakt nuk ka faj Cako. Këto ekrane të bastarduar kemi, këtë bën edhe Cako. Për javë përpiqet të na “bastardojë” deri sa të na dali “fruthi i gomarit”. Por ky tjetri, ky “rrethi katror” është çudi ama! Cako fliste e ky e shihte si “shenjtë”. Mbante shënime dhe belbëzonte “mos u habisni! CNN flet çdo ditë për këtë gjë”. I mjeri moderator. Nuk di të ndajë dot diferencën midis informacionit nga CNN për “lijën e majmunit” nga katrahura me miljarda e kësaj “lijes” të Cakos.
Në fakt këtë moderatorin, këtë “hije të Cakos” e shoh në një emision sportiv! Çfar dreqin do këtu ky, ik e mere vesh! Të meresh me futboll e të futësh hundët në astrollogjitë e Cakos, ta leshë atë të flasi sikur të ketë ardhur nga “konstilacioni i gaforres”, kjo është për të vrarë veten! Megjithëse duket! Sikur edhe krejt globi, jo ta zerë lija por të “majmunizohet” komplet, i plasi këtij. Ky është më rehat. Nuk kupton fare se ç’thotë Cako. E jo vetëm Cako.
Apo thuaj mer ato pare, si në ato prrallat e 1001 netëve. Tamam si në atë barcaletën e studentit me majmun.
Studenti i gjorë, filloi punë suplementare në zoopark. E vishnin me një lëkurë majmuni e ai bënte gjithë kohës si majmun. Duke u kacavjerë nëpër hekura, dikur përplaset me derën e një kafazi tjetër, e cila nga goditja u hap. U hap, po prej andej doli luani duke ckërmitur dhëmbët. U llahtaris studenti i gjorë! Nuk e bëri më të gjatë por filloi të ulërijë duke kërkuar ndihmë. Pak sekonda më vonë, krejt i pashpresë ndjeu putrën e tëmerrshme të luanit mbi supe : “ore, pusho o majmun i keq pusho! Pusho se na dhjeve muhabetin e na le të gjithëve pa punë fare”.