14.5 C
Tiranë
E dielë, 29 Mars 2026

Ariti Gjini

JAM NE SHTËPIN TIME
Kam ardhur në vëndin time.
Kam dal jasht te ballkoni.
Po sodis gjithë
bukurin .
Me lule mbushur hoborri.
Pranvera,iku dhe shkoj .
Vendin do t’ja leri verës.
Vapë e nxeht sapo filloj.
S duroj dot rrezet e djellit.
Ky behar në vendin tim.
I bukur më shume se bota.
Shoh pemët me gjelbërim.
Të gjitha mbushur me kokrra.
Ketu jam në shtëpin time.
Ndihem e qet edhe e ngroht.
Më mban plot me ledhatime.
Nga syt nuk rrjedhin më lot.
Ku kam ndërtuar vilën time.
Është një fshat për bukuri.
Afër ka detin dhe vjosën.
Kuror pylli për karshi.
Fshati i mbyshur plot me vila.
Më vjen keq kur e shikoj.
I mungon gjithë njërzia .
Gjithē rinija emigroj.
Sa gëzoj dhe dëshprohem.
Kur shohë fshatin të braktisur.
Me veten rri dhe mendoj.
Shohe ca pleq jan duke ikur.
Po mendoj për vilen time.
Sa jam gjall vij vit për vit.
Po një ditë dhe une do shkoj.
S’di..a do me vijn fëmijet.
A@.Gjini
D 26-5-22
“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, lule, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "Analyze Skin 다]"

(Baki Ymeri, Bukuresht, Pranverë, 2022)

PRINCESHA E FRYMËZIMEVE HYJNORE
E sjellim para Jush këtë antologji me një kënaqësi të thellë për t’i pasuruar bibliotekat e sentimenteve letrare me poema të jashtëzakonshme të krijuara nga një poeteshë e prekur nga flatrat e engjëllit (Ariti Gjini)), vepër e shoqëruar edhe me tre poetesha tjera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Monda Hamitaj, Xhemi Nokshiqi Muzai dhe Merita Prenga). Janë vjersha dashurie të shkruara me zjarrin e zemrës, vargje meditative një tensioni të lartë sentimental.
Kemi thënë parapralkisht dhe kemi besuar gjithmonë se poezia është çelësi i universit, shprehja e bukurisë, e lirisë dhe mrekullisë. Poezia e këtyre katër poeteshave shqiptare është çelësi i shpirtrave të mëdhenj. Poezitë e Zonjës Ariti Gjini dëshmojnë se autorja është princeshë e frymëzimeve hyjnore: Aty ku dua të përcjell mall dhe emocjon dashurie/ Dhe gjithmon të dua si trëndafil i kuq dhe si aroma e një borziloku/ Për ty bëhem një zë i fuqishëm qoft dhe kur nuk më del zëri/ Dhe këto fjalët e mija le të fluturojnë deri në atdheun tonë/ Unë për ty dhe me vrap do vija ndoshta dhe më një kembë/ Që të të dhuroj atë dashuri që në zemër të mungon! (Trëndafil zemre)
Autorja na dhuron një art të vërtetë, shpirtëror, të mrekullueshëm, porsi dritat e ylberit të kristaleve me ngjyra. Në vargjet e saj ndjehet një botë e rafinuar dhe një ndjeshmëri e madhe: Si zakonisht, kur shkoj për të pirë kafenë/ Shikoj tavolina, të gjitha plot./ Diku një tavolinë, bosh ishte atje./ U ula me kafenë që e mbaja në dore./ Nxora telefonin, për te folur./ Me dy vajzat, atje te vendi im. (Kur flisnim shqip)
Pason një pasion i gërshetuar me brishtësinë e emocioneve të saj, e ballafaquar me një lloj masiviteti të padeklarueshëm duke e përshkruar një opozitë universale me të cilën poetesha duket se dëshiron të arrijë përtej individualitetit dhe veçantisë së përvojës, në një zonë të universit absolut, atje ku na pret buzëqeshja e nënave tona: Gëzuar festën gratë e shqipes/ Kudo jeni nëpër botë/ Kush i ka nënat t’i uroni/ Mbushur me gëzim e lot/ Sot ka nëna të vetmuara/ Që nuk i kanë fëmijët pranë/ Disa janë dhe të harruara/ Vdesin me shpresën e tharë/ O ju nëna mbretëresha/ O ju gratë e vendit tim/ U dua sot të buzëqeshura/ U dua plot me gëezim! (Festa e nënave tona)
Poezitë e dashurisë kanë shkëlqime dhe pikëllime. Ariti Gjini është një vullkan emocionesh dhe ideshë. Në vargun e saj ballafaqohemi me energji dhe vitalitet. Vëllimi respektiv vjen para nesh si një fjalor i mençurisë. Autorja shkruan për jetën, për dashurinë, për atdheun, për botën dhe pavdekësinë. Shpresa e pavdekësisë nuk mund të bazohet vetëm në pasuri, por pikësëpari në shpirt, sepse investimi më i madh vjen nga shpirti. Poezitë e saj të përfshira në këtë antologji, dëshmon se kemi para nesh një ëndërrimtare me shpirt të florinjtë. (Baki Ymeri, Bukuresht, Pranverë, 2022)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.