17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Demir Rusi

NESËR NJË QERSHORI

Neser një qershori vera fillon
Hyn stina e nxeht e vapa përvëlon
Mendova t’ja bëjm vetes do hesape
Ka dhe t’papritura,mosha delikate
Pak me terezi me hangër e me lujt
Jo me e tepru dhe as me u tut
Do na vij dhe fundi është natyrale
Të bëjm kujdes, t’mos lëmë prapa halle
Me rujt qetsinë çdo gjë me karar
Ti ulim ca streset që janë ba mullarë
Futni mendje të leht e mos me u mërzit
Lëvizni në natyrë merrni ajër dhe dritë
Kam rreth shtat dekada shaluar në vite
M’shkuan pa kuptuar si rrufe drite
Kthej koken pas, në retrospektivë
Jeta ime…jo gjithmonë zhivë
Të më bej zoti dhe njeher të Ri
Do bëja një jete t’ma kishin zili…
Mirpo k’to punë zoti i ka ndarë
Nuk ti jep të dyja se bën zarar
Për disa gjëra merak me mbeti
Që s’munda ti bëja si m’a desh qejfi
Kam bërë ndere,kam qenè pa huqe
Por ndonjeher kam dalë dhe “me t’kuqe”

Të besojmë e falim,qejf t’mos prishim

Kohë më nuk ka të kthehemi ku ishim

Humorit e qejfeve, kurrë mos ju ndani

Bëhuni me njerzit e vetëm mos rrini

Demir Rusi

“””””””””””””

FJALË QË LYPIN VËMËNDJE
Tek një kusho në Maqellarë për një vaki
Vajti muhabeti për punët n’qeveri
Natyrisht të paknaqurit për vehten e vet
Thonin nami bëhet me të punësuarit në shtet
Në fakt unë nuk mundem dhe as e besova
Por keq përflitej e disi u ngushtova
Ka plot thuhej që janë në kurbet
Këtu marrin rrogen sikur punojnë në shtet
Organikat fryrë disafish më shumë
Një pjes nuk dijnë as ku janë në punë
Veçse parat u vejnë në llogari
Çdo muaj shpërblehen duke ndejt në shtëpi
A thua vertet të jetë kështu
Apo më futen në telashe dhe mu
Si mundet vallë nëpër istitucione
Të bëhen dallavere të këtyre llojeve
Jo,jo kurrë s’mund t’jet e vërtet
Ndoshta thjesht trille për mjergull në milet
Sidoqoft lypset mbase t’verifikohet
Në ka brenda llum shpejt të pastrohet
Zakonisht këto janë militant partie
Servila të pështirë mbeshtjell me lesh dhie
Në vendet e vogla është fare leht
E njohin njëri-tjetrin sikur vehten krejt

Raste të tilla janë antivlera

Mbeturina të shoqërisë për t’u hedhur në plehra

T’parët në istitucione të ndërhyjnë urgjent

Të afrojnë të aftët e flakin budallenjt

Demir Rusi

“”””””””””

EJ, JU TË MOSHËS TIME
Në hallin tonë na lini të qetë
Unë gjithnjë ja kam dal vet
Dorën kurrë askujt s’ja shtrijë
Dhe kur vdekja do më vijë
Çdo gjë timen e kam menduar
Dhe fundin mirë t’kalkuluar
Kur ta shikoj se më afrohet
S’lë njeri t’më përgjërohet
Po shikoj se si po sillen
Kur ua do puna përdridhen
Sapo shohin se më nuk ke
Me sy askush stë sheh
Ej ju të moshës time
Ndoshta jetoni me thërrine
Beni yzmetin hakës tuaj
Kurrë mos mbetshi në dorë të huaj
Mbështetuni në aq sa keni
Ç’ju ka mbetë kujdes bëni
Dhe jetën kur ta mbaroni
Për shpenzimet mirë mendoni
Njerzit sot jan ba rruspi
Bosh kuleten s’ta sheh njeri
Për se gjalli dhe së vdekuri
E kan mendjen tek testamenti

Por dhe këtë mirë mendojeni

Atje ku duhet çojeni

Trashgimtarët t’mos mprehin dhëmbet

S’meritojnë haram t’u bëhet

Demir Rusi

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.