16.5 C
Tiranë
E martë, 31 Mars 2026

Niko Poet Gjiriti

S’MË VJEN TURP TË JEM SKLLAV DASHURIE
Të përkëdhel, si unë ty, askush s’të ka përkëdhelur
marr frymë nga frymëmarrja jote, të puth aq lehtë
kurdoherë, të kam dashur me mendje, buzëqeshur
s’më vjen turp, t’jem skllav dashurie, zjarr i vërtetë
Gërmëtari
“””””””””””””
TA DISH, O MUZA IME Ç’NDODH
Jam interesuar, merakosem, punën tënde, quaj heroizëm
dashuria jote për mua, shprehje humanizmi e padëgjuar
nderit ti gjestin femëror e bën enkas, pa profesionalizëm
ta dish, o muza ime ç’ndodh, jemi çamarrokë, t’dashurar
Gërmëtari
“”””””””””””””””
PUTHMË FORT, PËRQAFIMIT
Zemra ime, se fiku zjarrin e dashurisë, ti, afrohu pak
ndjehu për së gjalli, fute krahun nën sqetull besimit
flet aq e shpenguar gëzhushëm o drit’ syri, o merak
vëmendja jote shpëtimtare, puthmë fort, përqafimit
Gërmëtari
“”””””””””””””
DUA TËT THEM, SA TË DUA
Kur të gjithë shkojnë n’shtëpitë e tyre, un shkoj tek ty
të bekoj duke të ledhatuar, belbëzoj lutjet për ç’folëm
dua tët them, sa të dua, me shpirt dhe zemër, jam aty
e përmban veten në sy t’njerëzve, ndjenjës su lodhëm
Gërmëtari
“”””””””””””””
SEKSUALE E SHPËRFAQUR
Logjike, të kesh periudha të vështira, jo bejte
menopauza e çmendur, adoleshente n’moshë
ajo diçka q’s’shkon me ty, përfundove mbetje
shenja energjie seksuale ngece e bërë shoshë
sipas pikëpamjes psikike, ekziston, si monstër
shkak themelor mendja autike ike larg, kuturu
e zgjidh problemin ti përdor nënë edhe motër
seksuale e shpërfaqur damkën le n’lagje, këtu
çmenduria jote, gjithmonë ka kosto, përgjigju
informohem, për sa pas shpinës time, ke bërë
përsëri e besoj ke qënë keq sëmurë për gjetiu
bie vërtet në kontakt me horra, ndihesh e tërë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.