7.5 C
Tiranë
E shtunë, 28 Mars 2026

Rrugtim te mbare Presidenti i Rep. Bajram Begaj

Pregaditi Gjin Musa,Akademik.

PROFIL/ Kush është Bajram Begaj, mjeku ‘ushtarak’ që do të bëhet President.NATO - Bajram Begaj, Chief of Defence of Albania

Me origjinë nga Rrogozhina, i martuar dhe me dy fëmijë, Begaj është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe që prej vitit 1998 shërben në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Biografia dhe karriera e Shefit të FA-së:

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer: “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri; “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri; “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri; “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA; “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi. Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. I UROJME SUKSE NE DETYREN E RE DUKE I SHERBYER ME DEVEOTSHMERI KOMBIT SHE REPUBLIKES TE SHQIPERISE SHE PAPREKSHMERIASE TE KUSHTETUTES DUKE E ZBATUAR ME PERPIKMERI LIGJET E SAJ .

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.