16.5 C
Tiranë
E hënë, 30 Mars 2026

Gani Elezi.

Per presidentin e Ri,

Bajram Begaj

Mund të jetë një imazh i 1 person

Sinqerisht, uroj t’ia dale ta permbushe me sukses kete barre/pergjegjesi te madhe.

Me dt 4 qershor 2022 kuvendi i Shqiperise votoi pro kandidatures se Bajram Begaj, ish shef i Shtabit te Pergjitheshem te FA, si president i vendit tone.

Ne fakt ishte nje kandidature pak e pritur, madje pak e hamendesuar. Edhe une personalisht kam qene i asaj pjese te opinionit publik qe nuk e priste nje mundesi te tille. Jo se nuk e meriton Bajram Begaj nje post te tille, postin e Presidentit te vendit, respektivisht ate te Komandantit te Pergjitheshem te FA te Shqiperise. I ka te gjithe aftesite dhe pervojen e nevojeshme per detyra te tilla te larta. Personalisht nuk e shihja si nje kandidature te mundur per shkak te mungeses se lidhjeve aktive me qarqet politike, ato akademike e shkencore te vendit tone. Mbase une nuk e kam patur informacionin e sakte per lidhje te tilla.

Por, perkunder ketyre opinioneve, sipas te cileve ne postin e presidentit duhet/ do te zgjidhet nje personalitet i botes akademike, nje personalitet i botes shkencore, nje personalitet nga fusha e diplomacise, nje politikan qe ishte i pranueshem nga gjithe faktori politik shqiptar, veçanerisht nga partite kuvendore, ndodhi ajo qe pritej me pak. U votua nje kandidature e cila nuk vinte nga keto “bote” te konsideruara elitare, u votua kandidatura qe vinte nga korpusi i kuadrove ushtarake, kandidatura e ish shefit te Shtabit te Pergjitheshem te FA.

Tanime nuk ka rendesi qe opinioni publik shqiptar te merret me teori konspirative, te cilat mundohen te percaktojne edhe pozitat qe do kete presidenti i Ri. Sipas disave, politikane, opinioniste, kafexhinje, etj, Bajram Begaj ishte karta ne xhep e Edi Rames, me ate te se ciles do mund te kape edhe presidencen e Shqiperise. Pra te kete “noterin” e tij per çdo veprim e ligj qe shkon ne interes te tij e jo ne interes te vendit, te popullit shqiptar. Disa te tjere e konsiderojne kandidaturen e Bajram Begaj te ardhur ne “zarf” nga pertej oqeanit. Pra nga SHBA-te. Sjellin si argument nje vizite te gjeneral Bajramit kohet e fundit ne Washington dhe takimin me nje gjeneral te larte amerikan. Sjellin po ashtu si argument disa takime e deklarime te tij ne stervitje te perbashketa me komandat amerikane ne rajon. Sigurisht edhe keto marredhenie me lidershipin ushtarak amerikan mund te kene ndikimin e tyre. Por, nuk besoj qe emri i presidentit te Ri, Bajram Begaj te jete produkt “zarfi”. Te tjere “guxojne” edhe me shume. E konsiderojne kandidature e mbeshtetur nga mafia e trojeve ushtarake, duke u nisur nga disa procedura te hetuara per keto prona.

Tani e rendesishme eshte çfare do beje presidenti i ri, Bajram Begaj. A do mundet ai ta plotesoje me sukses kete pergjegjesi te madhe qe i kane besuar. A do mundet ai te jete personifikim i unitetit kombetar. A do mundet ai te jete nje perfaqesues i zoti dhe dinjitoz i shtetit shqiptar, i Shqiperise ne tavolinat nderkombetare, aty ku diskutohen dhe marrin rruge edhe interesat e Shqiperise, te kombit shqiptar. A do jete i zoti, i pergatitur dhe i pergjegjeshem per te qene mbi palet politike. Madje kjo do jete edhe sprova, sfida me e madhe e tij ne postin e presidentit. Pervoja e ketyre 30 viteve post socialiste ka provuar se kryetaret e shtetit tone kane qene pjese e paleve politike. Pjese dhe “noter” i njeres pale, kryesisht i pales ne qeverisje dhe “armik” i pales tjeter, kryesisht i pales ne opozite. Kete sprove, kete sfide presidentit Bajram Bega ia kujtoi ne nje takim te shpejte pas miratimit si president, presidenti Alfred Moisiu, duke i dhuruar librin e tij “Mes Berishes e Nanos”. Nuk kam informacion te plote per presidencen e Alfred Moisiut, por nje aspekt i kesaj presidence permendet dendur. Presidenti Moisiu ia doli te ishte mbi palet. Nuk u be “ushtar”, as “noter” i ekzekutivit. As ne kohe te Berishes e as ne kohe te Nanos.

Po arriti t’ia dale kesaj sfide, pra te qendroje mbi palet, president Bajram Begaj do ia dale te jete nje kryetar shteti/president qe do te lere emer. Do krijoi pervoje. Pervoje qe do jete nje trase e shtruar edhe per presidente te viteve qe vijne. Une besoj se Bajram Begaj do ia dale ta fitoje kete sfide.

E kam kete bindje, kete besim per disa arsye.

Se pari, Bajramin e kam njohur dhe kam bashkepunuar ne vitet e hereshme kur te dy ishim pjese e D17K te Tropojes. Ne ato vite ishte nga kuadrot e sherbimit mjekesor i cili karakterizohej nga profesionalizmi dhe nga integriteti i larte moral. I vleresuar nga te gjithe.

Se dyti, edhe pse jam ne konflikt interesi, Bajramin e kam njohur, vleresuar dhe respektuar edhe si dhendrin e nje prej shokeve te mi me te mire, te Hysen Ymerit. Duke thene keshtu, dua te them se e njoh mire. E njoh nga afer.

Urime

Suksese

I dashur Bajram.

Sinqerisht dua/besoj se do ia dalesh ta plotesosh me pergjegjesi, me integritet dhe me sukses kete detyre te larte.

Me rrespekt

Gani Elezi.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.