Konferenca shkencore dhe politika gjithëkombëtare në kundërshtim të thellë !
Ka mbi dy javë që konferenca gjithëkombëtare mbi burimet natyrore dhe shfrytëzimi i tyre në dobi të vendit, e mbajtur në Prishtinë i përfundoj me sukses punimet.
E veqanta dhe e mira kryesore e konferencës ishte karakteri i saj gjithëkombëtar dhe për të njëjtin qëllim, që begatitë tona natyrore, ashtu sikurse i kemi dhuratë nga natyra, t’i shfrytëzojmë vetë, në të mirë të popullit, ngase mundemi dhe dijmë më mirë se ҫdokush tjetër, edhe sikur ai dikush tjetër, ti ketë mendimet më të mira për vendin tonë.
E keqja është, se shumë nga këto shtylla nuk janë më pronë e popullit e për shumë të tjera po përgatitet e njëjta rrugë derisa vendi po zbrazet që t’mos ketë zë kundërshtues.
Të gjitha kumtesat, diskutimet pa përjashtim, veq se ishin shumë përmbajtësore,kishin po të njëjtin emërues të përbashkët mbi shfrytëzimin vetë të burimeve tona, kuptohet edhe në bashkëpunim me investitor të interesuar për aq sa është në dobi të vendit dhe popullit.
E veqantë tjetër e kumtesave dhe diskutimeve të shumëta rezultoi të ishte- burimet natyrore të vendit, të të gjitha llojeve, janë njëherit shtyllat e sigurisë kombëtare, andaj duhet sanksionuar me kushtetutë edhe mbetja e tyre e përherëshme në pronësi shtetërore të shteteve tona.


E veqantë tjetër, por qëllimisht e dëmshme për popullin dhe vendin ishte bojkotimi i konferencës nga politika gjithëkombëtare dhe rrethet vazale të saj nga të gjitha fushat dhe nivelet, edhe pse ishin të njoftuara me kohë, publikisht dhe veqanërisht.
Për rëndësinë që paraqiste kjo konferencë, qoftë nga ana shkencore apo kombëtare, e para e këtij lloji në gjeografinë tonë, e organizuar nga rrethe akademike, shkencore dhe intelektuale të kombit tonë, në shtete të mirëfillta, do të përcillej tërë kohën nga shumë tv të vendit, kur dihet se ato gjejnë kohë dhe hapsirë për gjithҫka pa vlerë, por jo për zhvillime të tilla, të një rëndësie të veqantë, që nuk ju kushtonin shteteve tona qoftë edhe një lekë ngase shpenzimet i mbulonim ne vet.
E falënderojmë me këte rast ekipin e RTK për kohën që i kushtoj konferencës dhe informimin korrekt.


Megjithate, bojkoti nga poltika dhe rrethe të varura të tyre nuk paraqet kurfar befasie ngase sikurse thotë populli:
Ai stan at bylmet ka.
Per ta vërtetuar këtë thënje popullore me vlerë, vlenë të theksohet se ishte e njëjta rrjedhë që nuk lejoi që konferenca të mbahej në ndonjerin nga fakultetet e shumëta, ku do të ju mundësohej prania edhe studentëve si shtresa më vlerë që duhet të informohet për të mirat e vndit të vetë, edhe pse shumica e amfiteatrove ishin të zbrazura dhe mu për këtë e kishim zgjedhur ditën e shtunë.

Dhe po, janë mu këto poltika gjithëkombëtare që po e zbrazin vendin nga rinia e që ishte trajtesë e veqantë e konferencës.
Ky bojkot dhe gjendja ku janë katandisur shqiptarët në përgjithësi, është treguesi më i mirë se ҫka do të thotë kur popullit i vihen mbi kokë politika pa njohuritë elementare mbi shtyllat strategjike të vendit dhe pa më të voglën ndjesi kombëtare dhe njerëzore.
Mua, veq kumtesës, këshilli organizativ i konferencës më ngarkuan me fjalën e hyrjës, moto e të cilës ishte pse po zbrazet hapsira jonë kombëtare tani kur po themi se jemi të lirë e nuk zbrazej kur ishim nën pushtim klasik.

Atë fjalim hyrës, shkurtimishtë dhe me foto përcjellëse, po e barti para jush, edhepse shumëqka e thënë aty nuk mund të përcillet sepse nuk ishte tekst i shkruar por i thënë.
Jemi në përgatitje të rekomandimeve nga konferenca për politikën edhe pse të vetdijshëm në mosseriozitetin e skajshëm të saj.
falënderim për të gjithë përkrahësit e konferencës në cilën do formë, qoftë me një pelqim, një rresht apo një një fjalë, meqë ka kohë që nuk isha i pranishëm në fb.