DOMOSDOSHMËRI: RINGRITJA E NJËSIVE SHKENCORE.
Historia e ndërtimit të HEC-ve mbi lumin Drin dhe zbulimi i vendburimeve të shumtë të naftës dhe të gazit në vendin tonë janë një histori SUKSESI dhe LAVDIE dhe për shumë e shumë dekada kanë mbajtur peshën e madhe të ekonomisë kombëtare, prandaj pa mëdyshjen më të vogël ato janë vet historia e ndërtimit të Shqipërisë.
Institutet e ndërtimit apo hidroteknikës me Prof.Dr. Petrit Radovickën, Prof.Dr. Egon Gjadrin, Prof.Dr. Fahrudin Hoxhën, Dr. Ismail Ahmeti, Dr. Emin Musliu etj, etj. dhe Institutet e naftës dhe të gazit me Prof. Rexhep Reka, Prof.Dr. Koço Plaku; Prof.Dr. Petraq Xhaçka, Prof.Dr. Vilson Bare, Hektor Dalipi inxhinier gjeolog, Novrus Kodheli, inxhinier gjeofizik; Prof.Dr. Simon Ranxha, Prof.Dr. Ilia Karaduni, Prof.Dr. Fatmir Shehu, Prof.Dr. Thoma Vëngu etj. etj. ishin të niveleve ndërkombëtare, prandaj ngritja e njësive shkencore duhet të marr përparësi imediate. Gjithë sukseset e arritura në fushën e ndërtimit, hidroteknikës apo në industrinë hidrokarbure u dedikohet ELITËS INTELEKTUALE të grumbulluar dhe të organizuar në Institute.
Këtë vend që e ka bekuar Zoti me det, ajër, diell, pemëtari, blegtori, male, fusha, lumenj, pasuri natyrore le ta bëjmë të LAVDISHËM. Por kjo arrihet duke punuar të gjithë, duke bashkëpunuar të gjithë nën udhëheqjen e mendimit të përparuar, të avancuar e bashkëkohor shkencor. Shpresoj dhe besoj.
DAUT VELA.
Ç`BËN KËSHTU RINIA JONË?
Në kuadër të globalizmit
A do kemi Shqipëri?
Komb që e dëshirojmë shumë
Apo do ngelet utopi..??
Ç`bën kështu rinia jonë?
Vatrave u iku ngrohtësia
Ne kemi nevojë për ju
Ndryshe s`bëhet Shqipëria.
Ju duhet të sakrifikoni
Siç bën gjyshrit tuaj në luftë
Dhe prindërit ndërtuan vendin
Herë me bukë e herë pa bukë.
Ju lutem mos u largoni!
Boll, boll në dhe të huaj
Bëheni kombin të lavdishëm
Që ai kurrë të mos vuaj.
Eh, mor kombi arbëror!
I lashtë sa vet njerëzimi
Po të braktisin të rinjtë
Kush do t`a bëj kombformimin?
Shpresoj shumë unë krijuesi
Tek rini e vendit tim
Mos harrojnë ngrohtësinë e vatrës
Që të kthehet në kujtim.
Kemi diell, ajër dhe dete
Male dhe minerale plot
Që nga Trepçja në Marinëz
Bekuar nga i madhi Zot.
Janë thirrje shumë miqësore
Dal prej shpirtit të plagosur
Atë e shëroni veç ju
Ndryshe vuajtjet s`kanë të sosur.
Ç`bën kështu rinia jonë..??
Pa ju kombi vuan e rënkon…
DAUT VELA.
“Jetoni për Shqipërinë dhe vdisni për të”. – NAIM FRASHËRI.