37 vjet pa Ty..
Babait tim..
Lavjerrësi i orëve të dhimbjes lëkundet.
Dhe vitet shkëputen si fletët e kaledarit.
Shpirti ta harroj dot nuk mundet.
Ndarjen e trishtë të 26 Janarit.
Me mua do jetosh babai im.
Përgjithmonë në zemrën time.
Në çdo kristal të lotit tim.
Dhe n’më të bukurat kujtime..
Sajmir Çoku 26-Janar-2021
“””””””””””””””””””””””””””
Vëlla Kujtimit..
Kobshëm u rikthye vdekja.
Për vëllain e dashur Kujtim.
Nga themelet u trondit heshtja.
Të hap plagë në shpirtin tim.
Teksa shkruaj këto rreshta.
Loti i dhimbjes më djeg ndër sy.
Sa herë të kujtoj motet e vjetra.
Zemra do më vajtoj për ty..
“”””””””””””””””””””””””
Më sublimja lumturi.
Ishe ti për mua dikur.
Gëzimi i përlotur në sytë e mi.
Dashuria që s’u ngopa kurrë.
Si një dallëndyshe erdhe tek unë.
Dhe në zemrën time fole ndërtove
Porsi pranvera me lule shumë.
Gaz e hare në shpirt më solle.
Në momente lakuriqësie.
Ti buzëqeshje me ndrojtjen time
Kur mbi hiret tuaja prej hyjnie.
Shijoja më të ëmblat ledhatime.
Fundja e ç’është lumturia.
Një buzëqeshje, një përqafim.
Për mua ishe gjithë mirësia.
Që e mbushte shpirtin tim..
Por sot mes nesh flet vetëm heshtja.
E padurueshme është zbrazëtia.
Për një puthje po rreshken nga etja.
Dhe po thahen buzët e mia.
Dje më thoje “i vetëm s’do të jesh.
Për sa të rrosh në zemrën time.
Në çdo pikë loti do më gjesh.
Dhe në të bukurat kujtime”.
Mes luleve aromën tënde ndjej.
Në vetminë e natës të kërkoj.
Kur dielli i agimit nis të shkëlqejë.
Unë prapë ty të dashuroj.
Rrugëve tona tashmë të ndara.
Me zërin e heshtjes të thërras.
Ndonëse koha ikën përpara.
Jeta vazhdon me kokën pas..
“GËZUAR” 1-Majin
Këta qeveritarë fytyrë teneqe.
Si pjell harbutit kjo farë e keqe.
Me sindikatat si hale politike.
Kushtetutën e bënë si leter higjenike..
Për demokraci bërtasin e çirren.
Nga xhepat e popullit milionat vidhen.
Ku togat e zeza të gjygjësorit.
Janë kthyer në kështjella të horit..
Si erdhi kjo mender demokraci.
Lavires po i thojnë zonjë e horit zotni.
Me politikanët e kthyer në vampir.
Populli nuk ngrihet por bën sehir.
Nuk ka asgjë më ofenduese.
Se kur na dërdëllisin për transparencën.
Në mënyrën më poshtëruese.
Duke na e fyer inteligjencën.
Mirë na e bëjnë, bile është pak.
Në këtë vend tatëloshësh.
Që ka një popull si i yni tredhak.
Pse të mos lulëzojë kjo racë kodoshësh..!?!?
Sajmir Çoku