13.5 C
Tiranë
E dielë, 29 Mars 2026

Albina Ceka

PREFEROJ DIELLIN NË SY!
Sa her provoj, shikimit ti jap liri,
kam frikë se padashje ndeshem me ty.
Si mund të sillem jo nuk e di,
se më vrasin gënjeshtrat pa këmbë, pa kry.
Më vrasin mashtrimet e përhimta,
e gënjeshtrat tuaja pa kufi.
Më vrasin hijet nën rrëgosa,
prandaj dëgjimit si jap dot liri.
Shikova, dëgjova disa herë,
por u pendova pa dalë nga dera.
Shpifjet e qëndisura me inatë
i lashë të vyshken në asfaltë.
Sa herë i jap dëgjimit e shikimit liri,
në rrugët e mija s’të dua ty.
Atje në asfalt, bashkë me shpifjet tuaja, vyshky ti.
Pranë meje rri, kush ka diellin në sy.
Preferoj të digjem nga e vërteta.
Të dëgjoj e shikoj në liri.
Se sa të llustrohem me gënjeshtra
e vendin tim, kurrë mos ta di.
Albina Ceka
05/06/2022
Itali
“””””””””””””Mund të jetë një imazh i 5 persona

Fabul.
DHELPRA!
Thirri dhelpra miken sorkadhe,
në një festë ku hidhej valle.
Mike për kokë kishte dhinë, që ja thoshte për fotografinë.
Hajde mikja ime dhi,
na e shkrep një fotografi,
nga ato, që veç ti di.
Ma ki kujdes kët bukuri.
Drejtu gishtin ka sorkadhja
e shkel syrin nga dhija
përdreq dulë fotografia.
Fotoshop i bani dhija.
Preu me thikë si me pre mishë,
futi hije ju dha dritë,
dhelprës gati ju qerruan sytë.
Po sorkadhja ku ka hikë?
Dakort ranë dhelpër e dhi
sorkadhen e nxoren zi.
Ç’ke dhelpër mos u merzitë,
kështu veç ti, ban dritë.
Qetësojë dhelprën dhija e shkretë,
pa kuptu hilen hiç vetë.
Dhelpra ashpër ju drejtu.
Unë të thash veç me e shëmtu.
Sorkadhja, nuk njihet ma askund,
konkurencë baj me një majmun.
Ki kujdes radhët e tjera,
se të djeg bash si rrufeja.!
Albina Ceka
03/06/2022
Itali
“”””””””””””

Rovereto 28/05/2022 .
Kur arti bashkon brigjet,
krijohet urë e fortë,
ku udhëton paqë e lumturi në botë.
Në udhët e artit këndohet himni i lirisë
e nën tingujt e këtij himni, filizat e ri i rritë.
Albina Ceka
Rovereto 28/05/2022.
Quando l’arte unisce le rive,
si crea un ponte forte,
dove viaggia la pace e la felicità nel mondo.
L’inno della libertà è cantato nei sentieri dell’arte
e al suono di questo inno crescono i giovani germogli.
Albina Ceka
Fotografi kujtim nga ceremonia e dorëzimit të librave, të autorëve shqiptarë për biblotekën e Roveretos.
Një nga autorët jam dhe unë, që jetoj e punoj prej 20 viteve në këtë qytet të bukur.
Falenderoj të gjithë organizatorët, që bënë të mundur të lexohen libra në gjuhën e bukur Shqipe në këtë biblotekë.
Italia në vite na priti, na punësoj dhe na drejtoj drejt integrimit në shtëpinë tonë të dytë.
Kur respekton traditat dhe gjuhën e një populli integrimi është në rrugë të mbarë.
Fëmijët tanë duhet të ndjehen krenarë për vendin dhe gjuhën e vendit nga vijnë e të jetojnë të integruar, të respektuar si qytetarë të vendit ku janë rritur.
Faleminderit shtetit Italian,faliminderit komunës së Roveretos, faleminderit Shqiptarëve ,që punojnë për të mirën e Shqiptarëve në Itali.
Faleminderit gazetarit Prof. Ndue Lazri dhe aktivistes së palodhur, mësueses Nereida Xhakolli për ftesën.
Me respekt Albina Ceka.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.