3.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Kumrie Avdyl Shala

MBRNDA SHPIRTIT SHPERTHEJNË VULLKANE

Moti gjemonte e s’kuqej qielli
Përcillejë me shi e bubullima
Brëndesin e dhomës e ndriçonte vetëtima,
E zemratë tona ofshanin nga rënkimi.
Nga frika e vetëtimës lotët u ndaluan
U ndalë edhe fryma nga puthjetë e zjarrta
Te shternguar fort ne gjokset e drithruar
Në takimin e fundit të dashursë s’ime .
Bubullonte moti e shiu s’ndalonte
Bashk me lotët shpirti renkonte,
Zemeratë qanin,gjak pikonin
një kmishë nga trupi hoqe
Ta ruaja si kujtim aromën tënde.
Shiu bije rreke e lidheshin nyje me lotët e mi
Argjendi shkëlqente ne dritën e vetëtimës
e lotët nuk ndaleshin rrjedheshin si gurrë
buzët leshoni tingujt e dhembjës
oh, s’do te harroj kurr.
Fytyratë e zbehura e të shashtrisura
nga ndarja e dashurisë pa kushte
shpirtat i grrynte i lendonte
si atëhere edhe sot për mot.

Lutjët nuk përfunduan as sot,

Thuhet se,ata që duhën shumë nuk bashkohën kurr

E në mbrendi të shpirtit

Shperthejnë vullkane një pas një që shkrumojnë çdo gjë!..

K.Shala 10 qershor 2022.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.