8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Mars 2026

Me te madhin Vebi Kurtaj

URIME PRESIDENT!

Sot, me daten 6 qershor,
Në menyrë virtuale,
Prej së largu në Diaspor,
Urime, ditëlindjes tande !
Me ekranin prestigjioz,
Si shkodran’ që i ban tetana,
Presidenti ma famoz,
Gëzuar diten kur t’lindi nana !
Dua t’i përgjigjem ndjenjave,
Në mënyren ma t’sinqertë,
O urë lillës i t’gjitha trevave,
Fama jote ka prekë “retë”…

Nga largë, prapë po të uroj,

Kënaqesi na jep prej vitesh,

Presidenti i Blue Sky,

Rrofsh sa kodrat e Berdicës…!

“”””””””””””””””””””””

“BANJO PUBLIKE”
Eh, medet, liderët tanë,
Grinden, duke ba zhurmuesin,
Me plot gojë, me nder me thanë,
Jane ba me u pshurrë statusin.
Vesin nuk e kane harruar,
Sikur “Ai”, zot dhe shkop,
Mandatojne te pa shkolluar,
I perdorin “mish per top”.
Po kalon ditë të vështira,
Shqipëri shpresa të vdiq,
Ku i more këta kopila,
Që të zhveshen lakuriq.
Kopilat t’i lanë pas deret,
Kopje e “kuqe”, identike,
Ndaj kjo logo, që permjeret,
Ngjan si një banjo publike.
Qytetari ngusht asht zanë,
Liron kotramen e rrypit,
Kalimtaret, prej matanë:
Eh, t’lumte maja e bishtagypit.

VEBI KURTAJ

“””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

U THA U BA…
Ate që e tha, e bani,
Ja që e mbajti premtimin,
Presidetja, Zonja Osmani,
Rrënjsisht e bëri ndryshimin !
Çfarë ndryshimi bani kjo ?
-Shprehet baca, gjithë maraz,
Kosova në vendnumëro,
Po ban vetëm hapa pas…
O bac, mos e humb durimin
-I thanë: -mos u keqkupto,
Tybe, e ka mbajtë premtimin,
Eh, per çfarë, e din “Ajo”…
Hallallë të qoftë, o presidente,
Me ju po na “buzeqesh” fati,
Me shpenzime marramendëse,
Ke hequr shumë “okë” nga shtati !
Eleganca të jep vlera,
Kur të pashe u befasova,
Dikur, nuk të zinte dera,
Sot më ngjanë si miss Kosova !
-He, bablok, -i thanë më vonë,
S’ka pse të humbasë durimi,
S’ka si presidentet tonë,
E kupton ku është ndryshimi ?

VEBI KURTAJ

“”””””””””””””””

NAMAZI I RAMAZANIT
Dita e pare e ramazanit,
Po fillon moti i nxehtë,
I uroj çdo muslimanit,
Agjerim sa më të lehtë.
Lart, drejt qiellit, në hava,
Atje ku është e verteta,
Kush beson, të bëjmë duva:
-Na ndihmofshin këto ditë t’ shenjta.!
Kur t’ vinë dita, per bajram,
Në çdo shtëpi e në çdo voter,
Katolik e musliman,
T’ festojnë bashkë, në një sofer.
Se shqiptarët kanë një zot,
Janë të lashtë e kanë një gjak,
Është i vetmi komb në botë,
Që bashkëjeton si një konak.

VEBI KURTAJ

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.