18.5 C
Tiranë
E mërkurë, 25 Mars 2026

Rame Smajlaj

MALLKIM LOTI
Si të tjerët u nisen
rrugëve të pakthim
acari mbërdhinte
trup e fytyrë të ngrinte .
Rrugës mallkim loti pikonte
engjëjt nuk dinin ku shkonim
uria në ne rrinte me vite
se ajo kurr nuk trokiste.
Dhembja rënkonte
godiste dhe shponte
njeriu me i fortë se guri qenka
acarëve ju qendronte.
Jetë në mëshirë të zotit
sikur mallkonte dhe nata
s’ka ditë hënë këtë mbrëmje
ah,vetem dashuri nëne.
Unë vet i gjashti gjashtë
pushkë i ëndrroja
në më marrshin edhe mua
gah,si e shihja Titanikun e zemrës.
Sa dhemb e një destinim kishim
rrugëtimit tim të krisur
përendimt i kishim
shpresat për ta mbjellëshin ferrin.
“”””””””””””””””””””””””””””

Një Qershori-Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve!
Është 1 Qershori,
një ditë plot gëzim
për Ju fëmijë të Kombit,
të mos ketë abuzim.
Lutem për moshatarët
atje ku ëndrrat fashiten
në Lindje të respektohen
si lulet , dhe ata të rriten
Të mos ketë jetimore
edukim e mirëqenie pa dallime
të këtë përkujdesje, institucione
për krijesat fatlume
Të mbretërojë paçja
në Lindje e Perëndim
të buzëqeshin zemrat
lotin të kthejnë në gëzim.
Lufta është marroqe
nuk kurseu dhe fëmijë
nga barku i nënës
u masakruan në pafajësi.
Lutemi për moshat rinore
deri në adoleshencë
pa dallime religjioni
detyre, nderi, e kompetence,
Rame Smajlaj,
Melises dhe Ermalit,
Në Ditën ndërkombëtare të fëmijëve!
===========================
Ermalin dhe Melisen
trashëgimtarë i kam
njërën kam Princeshë
tjetrin e kam xhan.
Meli është e para
katra do i mbushë
me erdh në fillim shtatori
ngjan me të bukurën drenushë.
Princesha “Ana” shkon në çerdhe
ka ca obligime
kur kthen në shtëpi
nis e bën hartime
Ermali e mbushë aromë
e shoqëron Melin , motër
Malin e ka shpirt në zemër
kur i dhuron ndonjë lodër
Kur Melisa mëson risi
Malit ia rrëfen
me shumë vëmendje e dëgjon
me një puthje ia kthen
Më thoshte i ati,
sa shumë duhet nipi e mbesa…
unë e anashkaloja
si të pavërteta
Sa qenka gëzim
për gjyshin në pleqëri
kur dritat e syve
hapërojnë në liri.
Melisën e kem ëmbëlsirë
i pari ynë fidan
njëri gëzon at
tjetra gëzon ëmë.
Nga gjyshi:Ramé Smajlaj..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.