Që ngjan aq shumë me shpirtin tim …….
“””””””””””””””
( Motres sime të dashur , të shtrenjtës sime Flora Rexha që me mungon shumë)
I miss you

Eh, ti moj jetë, vetëm na dënon
Dhe në çastet e fundit të udhëtimit
Në heshtje ikim dhe çdo gjë mbaron
Dhimbje na lë prej zhgënjimit.
Mjaft në jetë derdhëm lot
Dhe faqet skuqen e ndizen flakë
Me radhë do ta lemë ne këtë bot
Dhe mos ankohemi që rrojtëm pakë
Iku e mira ime ashtu pa pritur
Dhe dhimbja u dyfishua
Fundin kurrë s’kemi për ta ditur
Ndaj zemër vrarë ikim e të helmuar