Përvjetorët e mi

Pa dashur për një çast paskam harruar
Tërë ato vite që më mbajtën gjallë
Buqeta lulesh në rrugën time shtruar
Që ëndrat e mija mbushen me mall
Dhe ja përsëri afrohet përvjetori
I shumë viteve që kam jetuar
Perëndija fatin tim në dorë e mori
Përvjetorë të tjerë për t’më dhuruar
Sot asgjë s’më mungon mes jush
Shpirtin dhe dashurinë e fala për ju
Ndaj përvjetorët e mi me zjarr I mbush
Bëlbëzima e foshnjeve që pranë i kam këtu
Nuk shuhen shpejt jo jo përvjetorët
Edhe pse shumë vite mund të kalojnë
Rrethuar më kanë mua qiellorët
Frutet e frutave që më ëmbëlsojnē
“”””””””””””””””””””Pritëm.
Pritmë sonte aty nën bli
Me një buqetë lulesh aromë plot
Unë do të gjej aty përsëri
Se nata diçka do t’më thotë
Të kujtojmë ato çaste nën dritën e hënës
Atë fllad mbrëmësor që na mbulonte
Ashtu si dikur aty pranë Lanës
Ku ylli I mëngjezit ëndrat na zgjonte
Shumë vite kanë kaluar deri sot
Ëndra, ëndër në heshtje mbeti
Ti ike larg nga kjo botë
Dhe unë pres si gjithnjë nën bli
“””””””””””””””””””””””””””””Ti në dritare
Më pëlqen pranvera me ditët me diell
Dhe ti e përmalluar kur pret në dritare
Më pëlqen dhe hëna kur varet në qiell
Pa le mëngjezi që më marros fare
Më pëlqen dhe mbrëmja kur pranë të kam
Dhe yjet që mbi supe s’i fllad na bien
Më pëlqejnë ato çaste kur vetëm s’jam
Dhe ti që në syrin tim vehten gjen
Edhe ndonjë çast kur diellin e fshehin retë
Dita kurrë s’e humb atë bukuri
Unë dhe ti të dy bashkë vetë
Jetojmë mes ndjenjash që ngjall kjo dashuri