6.5 C
Tiranë
E premte, 27 Mars 2026

Shuki Kurti Musa

Libri me poezi më dha mundësinë të takoja miq të vjetër e njohje të reja. Më ritregoi se atdheu e vendlindja jane të shenjta.

Iu falenderohem dashamirësisht organeve kompetente për “Kulturë, Rini dhe Sport”, në Mitrovicë në mbështetje të krijimtarisë time. Miqëve të mi Xhaferit, Valdetes, Ganiut, Sabitit, Arbërit, Ajselit, Fisnikut, Asllanit, Hysenit, Fadilit, Elmedines, Dafinës, Bujarit,Emires, Gëzimit, Uranit, Albertit, Edones e Ajasit, mikut të ri gitarist e të gjithë punëtorëve të teatrit “Muharrem Qena” për ndihmën e tyre që mbrëmja letrare për librin tim “Poezia është grua”, të ishte aq e mirë!

Falenderoj ‘Gazetën Nacional’, në Tiranë për ciklin e poezive të botuara, ‘Revistën Bogdani’ në Belgjikë, ‘Revistën Iliada’ në Zvicer, Gazetën “Diaspora Shqiptare”, Gazeta Letrare, Televizionin ‘ATV’, e të gjitha mediat vendase të Mitrovicës që i dhanë hapësirë e informuan rreth këtij aktiviteti.

Mirënjohja ime shkon edhe për botuesin tim Rlbooks me Dritan Kiçin, Erih Ahmetaj për përkthimin në gjuhën frënge e Ornela Musabelliu për kujdesin gjuhësor!

Arbër Ahmetaj, faleminderit për fjalët që nise për librin, për miqësinë e lidhur përmes artit.

Falenderoj përjetësisht familjen pa të cilën nuk do mund të ndaja thesarin e shpirtit tim me lexuesit e mi të dashur!

Mirënjohje e falenderim për të gjithë.

Shuki

“”””””””””””

Në Mitrovicë promovohet libri i autores Shuki Kurti – Musa “POEZIA ËSHTË GRUA”

Në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” është bërë promovimi i librit të shkrimtares Shuki Kurti – Musa “POEZIA ËSHTË GRUA”

Me rastin e promovimit të këtij libri morën pjesë zyrtarë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe qytetarë tjerë të cilët shprehën përshtypjet e tyre mbi këtë libër, ku theksuan së ky libër është një pasuri e madhe për të gjithë dashamirët e librit jo vetëm në Mitrovicë por edhe me gjerë.

Ky aktivitet kulturor, zhvillohet sipas kalendarit të DKRS-së, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”.

Duke u mbështetur në politikat e veta për zhvillimin e kulturës, DKRS do të jetë gjithherë pranë krijuesve pa dallim por, vëmendje të duhur do të kenë edhe krijuesit e të gjitha fushave që veprojnë e krijojnë në diasporë e që janë vlerë e shtuar në zhvillimin e përgjithshëm të kulturës kombëtare e më gjerë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.