Lëvizja popullore shqipëtare për kultivimin e veprimtarisë revolucionare të shokut Enver Hoxha
REAGIM
Z. Edi Rama të lumt për rezolutën në mbrojtje të drejtuesve të UÇK-së por edhe Enver Hoxha dhe partizanët shqipëtar e bënë luftën e ndërtuan vendin dhe nuk pati fuqi në botë që t’i ul në tryezën e përgjegjësisë – bëjua respektin e merituar edhe atyre.
Derisa parlamenti i Kosovës nuk e aprovoi ligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, e besa jo rralllë herë titullarët e shtetit të Kosovës, edhe më ashpër se ata të Serbisë i përbuzin dhe i përbaltin ato vlera, gansterët e politikës tek ne ndonjëher bëhen ditën sikur rënkojnë, e natën nëpër bare e kafene festojnë për burgosjen e çlirimtarëve. Në këto rrethana parlamenti i Shqipërisë i dirigjuan nga partia socialiste, nxori një rezolut me të cilën i bënë me dije diplomacisë europiane, e cila mbështetur në raportin e Dick Marty urdhëroi themelimin e gjykatës speciale gjoja për krime lufte në Kosovë. Se ai pretendim është i pavlerë dëshmon fakti se tani më ai është i zhdukur fare prandaj sipas praktikave ndërkombëtare ska nevoj të ketë një gjykim dhe gjykat për një pretendim që tanimë nuk ekziston. Ngjarja e gjykatës speciale përbën një mashtrim epokal të diplomacisë ndërkombëtare në dëm të Kosovës.
Rezoluta e parlamentit të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë sikur po ua çjerrin maskën edhe demokracisë fashiste të pas viteve 90ta në Shqipëri e edhe LD kuqistave (klanit të zemunit) me veglat e tyre në Kosovë, se gjoja Enver Hoxha e shiti Kosovën tek jugosllavët, kujtojmë këtu ngjarjen e dhimbshme menjëher pas lufte, referendumin e përgjakshëm në Prizren dhe votimin nën trysnin e tankeve në vitin 1989 për suprimimin e autonomisë së Kosovës, ku vetë elitat udhëheqëse kosovare ia bashkuan Kosovën Serbisë.
Z. Kryeministër, rezoluta në fjalë nëse nuk ngelet vetëm në retorikë fjalësh, sa për të thënë deshëm të bëjmë hatanë, por spo na lejojnë të tjerët, është një akt i shkëlqyer, por ne mendojmë se ashtu siç iu fisnikron ky veprim atdhetar, poashtu do t’iu turpëroj mos kthimi i eshtrave të Enver Hoxhës në monumentin Nënë Shqipëri dhe mos bërja e respektit të duhur për ata burra e gra, djem e vajza që dhanë jetën për çlirimin e Shqipërisë.
Z. Kryeministër të bësh një padrejtësi ndaj luftës titanike dhe epokës legjendare të popullit tënd është një krim tepër i rëndë dhe i ndëshkushëm, por edhe të mos evitosh një padrejtësi nëse të është dhënë rasti historik është e pafalshme. Nëse vërtet e ke me gjithë mendje për ti mbrojtur çlirimtarët e Kosovës e unë dua të besoj se po, atëher me një të ngritur të dorës këtë bëjeni për popullin dhe shtetin që ti e qeverisë kthejau respektin dhe dinjitetin udhëheqësve të luftës në Shqipëri dhe pastaj do ta keni ballin lartë për ti mbrojt edhe këta në Kosovë, të paktën për ata që I ke në qeverisje e ke shumëfish më leht.
Me respekt Remzi Hasani
“”””””””””””””””””””””””””
Shumë të respektuar miq, të gjithë ju që më uruat dhe u solidarizuat me ditlindjen time, duke mos dashur që secilit ti përgjigjem dhe ta falenderoj veç e veç, sepse kam frikë se nga togfjalshi i ndryshëm që do ta përdorja, pa dëshirën time do të mund të jem i padrejt ndaj ndonjërit. Prandaj përmes këtyre pak fjalëve unë u shpreh falenderimin maksimal për përgëzimet tuaja në adresën time dhe ua kthefshim gjithmon në gëzimet e juaja familjare dhe në progresin e lavdishëm shoqëror.
Edhe pse vitet pandalshëm po rrokullisen njëri pas tjetrit unë mendoj për vetën time, por shpresoj edhe për ju se jemi të plotësuar sepse mendoj se kuptim jetës i jep veprimtaria dinjitoze dhe jo jetëgjatësia. Uroj që gjithmonë të jeni me shëndet të mirë dhe me zemrën zjarr, kurdoher në këmbë për ti sfiduar të papriturat e kohës. Sot me ju ndihem më i fortë andaj të gjithëve ju falenderoj nga zemra.
Respekt i përjetshëm: Remzi Hasani