10.5 C
Tiranë
E dielë, 29 Mars 2026

Igball Brava Krivanjeva

JU RRËFEVA

Ju rrëfeva dheut të jetë i lirë
Nënës që m’i fali ëndrrat
e bukura
Djepit ku u rrita si margaritar e
lirisë
Dëshmorëve ju rrëfeva
Për guximin e betejave
Secilit mik e mike ju fala
Fytyrave të shtrënjta çlirimtare
Do t’ i falëm kohës së bukur
Kur të ghithë do mësojmë
Në të njëjtën abetare .

20 Korrik 2022

“””””””””””””

NË VALËT E JETËS
Në valët e jetës
Mbeta në breg deti
Anijet vinin e shkonin
Udhëtare e tyre u bëra
Eca valëve të detit
Notoja me ëndrrat
Për ta parë dritën e diellit
Sërish mbeta në detin e vrarë

Toka kishte mëkat të njeriut

Pse nuk lëvizi bota pa mua

Nga largësia e atdheut tim

Akull mu bë edhe trupi im.

15 Korrik 2022

“”””””””””””””””””

BABA I DASHUR ZBRIT NGA QIELLI
Zbrrit nga qielli baba i dashur,
Sot në mbrëmje më shiko…
Baba i dashur, zbrit, të pres,
Rri me mua, më mos shko!..

Sot në mbrëmje, bashk me yjet,

Mbaje fjalën në më do…

Nëpër natë zbrit nga qielli,

Heshtur, hajde më shiko!..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.