Mirmëngjes Atdheu im!
Sot po sho Atdheun tim
Sa lënguarë e sa trishtim
Tridhjet vjetë vetëm largim
Mbenë shtëpit mbyllur derë
O atdhe shpirti nxjerr vrerë
Ato male ato fusha
Ata dete e lumenjë
Nuk i gjen në as’një vend
Je e mbushur minerale
Oh !Shqipri moj halle madhe
Ndali bijtë nga mërgimi
Oh !Shqipri mos vuaj mjerimin
Po shpërbëhesh poplli im
Je i pari që ke lindë
Ato djem e ato vajza
Shqipe seç i hëngri dallga
Shtegëtojnë pa këthim
Ah atdhe i shtrenjti im
Pushtetarët kriminelë
I vran ëndrrat për fëmijët
Nuk u ngopën me të vjedhur
Si ulkonja po të grijnë
Kur do lindi djelli jot
Moj e bukura Shqipri
Të të shoh një herë në botë
Krenari mbi krenari
Ashtu siç ke qënë ti
Me ilirët në atë tokë
Tok Dardane në Europë
Sot të bënë cop më cop!
Dua që nipërit e mi
Të gëzojnë Shqipëri
Edhe gjith brezi mbarë
Emrin tënd ta mbajn në ballë
Nderi jonë të jet i shkruar
Si legjendë na to anë
Zemra e gjith Europës
Mos të jesh më rob i botës