Edhe ti( sot)Brut!!!
Edhe sot, diten e Seances Jubilare te perbashket te Kuvendit te Shqiperise dhe Kuvendit te Kosoves ne kuader te festimit te 110 vjetorit te pavaresise se Shqiperise, Sali Berisha dhe deputetet qe e mbeshtesin ate gjeten “arsye” te lene sallen e Kuvendit, te lene aty edhe deputetet e Kosoves e te dalin jashte.
“ Arsyet” i spjegoi Sali Berisha ne prononcimin e tij para medieve qe ishin prezent. Kryesore sipas tij ishte pergjegjesia per te perfaqesuar popullin “opozitar”,
i cili nuk mund te qendroje ne nje salle ku ligjeron ai qe “ i ka futur Kosoves thiken pas shpine”, ku ligjeron Edi Rama.
Une nuk di ta kuptoj llogjiken e ketij “patrioti”, ketij “dashnori” te Kosoves. Ne sallen e Kuvendit te Shqiperise, aty ku ligjeronte “ armiku” i Kosoves, ishin prezent perfaqesuesit e Kosoves, deputete dhe qeveritare te saj. Ishte prezent dhe mori fjalen kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Ishte prezent dhe mori fjalen kryeministri i Kosoves Albin Kurti.
Ne se e dine “tradhetine” e Edi Rames ata, deputetet e Kosoves, nuk duhet te ishin ne te njejten salle me Edi Ramen. E pakta, duhet te bojkotonin ata fjalen e tij e jo Sali Berisha.
Ne se nuk e dine, ne se nuk e kane kuptuar “tradhetine” e Edi Rames haram u qofte qe nuk e kane zbuluar ende “tradhetine” e tij.
Aq me keq per ta, bash sot kur Sali Berisha po i paralajmeron per “tradhetine” e Edi Rames, ata, deputetet e Kosoves bashke me deputetet e Shqiperise vendosen qe ne qershor 2023 te zhvillojne nje Seance Jubilare te perbashket ne Prizren me rastin e 145 vjetorit te Lidhjes se Prizrenit. Vazhdojne me kokefortesi te mos degjojne “ paralajmerimet” e patrioteve si Berisha. Patriote te cilet edhe ne ditet qe na bashkojne gjejne “ arsye” per te thelluar ndarjet dhe armiqesite mes shqiptareve.
Une uroj qe deputetet dhe qeveritaret e Kosoves te mos e kuptojne “ armiqesine” e Edi Rames. Keshtu do kemi mundesi te realizojme nje program e strategji afatgjate te puneve te perbashketa ne te gjitha fushat. Pune qe do ta çojne shume perpara drejt realizimit idene e bashkimit te kombit shqiptar. Bashkim qe vjen ne kuader te zhvillimeve te priteshme rajonale e globale.
Gani Elezi.