
Një dit shkurti, erë e ftohtë mëngjesore,
Kur agimi mbi çati zbardhte dritën e parë.
Dielli ngadalë lëshoi rrezen e tij kristalore,
Ngrihej mbi horizont si flakadan i zjarrtë.
Zilja e telefonit preu heshtjen mëngjesore,
Një zë i njohur, i ëmbël, miku i foli pas pak.
Me ëndje e dëgjoi përshëndetjen përrallore,
Kam dëshirë të dalim të pimë kafen bashkë.
Heshtja ra, por i ngacmoi ndjenjat ngapak,
Edhe pse ata dy ishin miq shumë të vjetër.
Nuk ndryshoi koha, atmosfera u bë e zjarrtë,
Dhe u ngjalli ndjenjat miqve për diçka tjetër.
Në avullin e kafes u tret një sekret i brishtë,
Prej vitesh fshehur në thellësinë e nje heshtje.
Kur jeta i vuri përballë vështirësive të saj,
Prapë i bashkoi të dytë në një buzëqeshje.
Nuk folën për atë që tashmë e kishin kuptuar,
Miqësia u drodh në një skenë më të brishtë.
Vështrimin mes syve s’e kuptuan as vetë,
Në dashuri, pa kuptuar, fare ranë dy miqtë.
Qielli pa re ishte i grysur, por dielli doli sërish,
Aroma e luleve çlirohej nga ngrohtësia e tij.
Ata duke u përhumbur në kujtimet e largëta,
Bashkë i shijonin ditët e bukura, dhe të arta.
Vedi meno