Me Poeten:Fatbardha Xhani Myslimaj

 

Potrebbe essere un'immagine raffigurante sorriso

ÇDO MËNGJES
Mëngjeset,
Mesa duket
Shuajnë dritat e ëndrrave
Pikojnë
Gjakun e zemrave…
Mëngjeset
Mesa duket
Ngjyrosin në zi
Çdo moment ëndërror
Por,
Sapo të mendoj,
Ëndrra më vjen në dorë…
Ej,
Potrebbe essere un'immagine raffigurante agave
Mëngjes drite!
Me dhimbje të rifitoj çdo sekondë
Me dhimbje të prek, të flas
Me dhimbje të largoj, të afroj…
Kaq e pamundur
Të të humbas!
Çdo mëngjes
Prek zemrën tënde
Me dorën e ëndrrës time
Çdo mëngjes
Të ridashuroj me fort;
Me dhimbje!
Me dhimbje!
Me dhimbje!
25.10.2010
“”””””””””””
DRITHERIME…
Ka yje plot te thashe
Tek shihje fshehur qiellin
Me the ndricojne pak
Nuk e sfidojne dot Diellin…
“””””””””””””””
Potrebbe essere un'immagine raffigurante sorriso
MUNGESË
Mam, ka çaste,
më mungon kaq shumë,
e të dua pranë patjetër…
Kur bota bëhet një kokërr mel,
mendimet e mia, bëhen vargje në letër…
Të m’i harrësh, si tepsia me oriz
Në oborrin e shtëpisë së vjetër…
*Harrje
(me sa kujtoj i thuhej pastrimit të grurit apo orizit nga mbetjet bimore ose meli.)
“”””””””””””””
QORTIM
Atë që kërkova dikur tek ti
Tek askush tjetër nuk e kam kërkuar
Askund nuk do mund t’a gjej e di…
Papritur malli më paska pushtuar…
Ç’kërkova vallë nga ti atëherë,
Dhe çfarë nuk gjeta ende s’e kuptoj
Një ëndërr, dhimbje, mall, jo nuk e gjej
Dhe veten vazhdoj ende të qortoj…
(shkruar dhe foto në vitin 1991)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.