Atë që kërkova dikur tek ti
Tek askush tjetër nuk e kam kërkuar
Askund nuk do mund t’a gjej e di…
Papritur malli më paska pushtuar…
Ç’kërkova vallë nga ti atëherë,
Dhe çfarë nuk gjeta ende s’e kuptoj
Një ëndërr, dhimbje, mall, jo nuk e gjej
Dhe veten vazhdoj ende të qortoj…