Në Rrëshen patëm kënaqësinë dhe privilegjin të takohemi me mikun tonë të dashur, poetin z. Jahe Fida, i cili së bashku me zonjën e tij erdhën enkas nga Tirana për të ndarë disa çaste të paharrueshme me ne, shkrimtarët nga Kosova: Zymer Mehani, Fatmir Çitaku, Sadri Rexhepi dhe Bajram Muharremi-Bistrica.
Ky çift i nderuar bashkëshortor dëshmoi jo vetëm dashuri për letërsinë, por edhe respekt të thellë për miqësinë dhe fjalën e shkruar. Me fisnikëri dhe bujari, ata na dhuruan edhe libra të çmuar, duke e kthyer takimin tonë në një kujtim të veçantë, që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë.
Mirënjohje e thellë për poetin Jahe Fida dhe zonjën e tij, që me praninë dhe dhuratën e tyre shpirtërore e letrare, e pasuruan këtë takim dhe na forcuan bindjen se fjala, kultura dhe miqësia janë urat më të forta që na bashkojnë.
“”””””””””””””
Mëngjeseve nis ditën me agimin bashkë
trajektore të re përshkruaj çdo ditë
kurrë nuk kam shkelur, aty, ku s’kam dasht
I jam shmangur të ligës dhe në m’ka bërë pritë!
Mbrëmjeve jam kthyer në strofullën time
por ditën jooo, kështu, nuk e kam mbyll
ku shkova e shkela dhe a lash shënime
a isha i humbur në të errëtin pyll?!!!
Eh, gjumin, shpesh e bëj krejt trazuar
se jam njeri dhe unë gaboj
mbetem dhe në ëndër duke reflektuar
gabimet t’i ndreq, prej tyre të mësoj!
Kjo jetë misterioze qenka ndërtuar
të duket se ditën me agimin fillonë
në fakt brenda sajë je duke jetuar
çdo çast të jetës që po kalon!
E shkruan tek unë çdo sekond jeta
dhe unë përpiqem, në të, të shkruaj
pa e ditur, kurrë, sa e gjatë është fleta
shkruaj fletë, shpresoj historia t’i rruaj!
E nisë ditën së bashku me agimin
në rrugë të reja, me një mision
të arrij gjatë udhës pykësynimin
pa menduar ku udha mbaronë!
E di që udha do ket nje fund
dhe agimin e radhës nuk do e takoj
në shtratin e vdekjes do jem duke u përkund
Sy të përlotur s’do mundem të shikoj!
Ndofta ndonjë këngë do këndohet atë çast
me vargje të mijat shëndruar në këngë
dhe pse unë nuk i shkrova enkas për këtë rast
le t’i këndoj ai që për mua ndjenë brengë!