Neglizhoje.
Kritikoje në fytyrë.
Thuaji se si e vret dritën.
Se si i fut në grace të gjitha plehrat
Se si të mërzit me gjelbërimin e vet.
Ngurtësoje zemrën
Vazhdimisht.
Më pas,
Prite deri poshtë rrënjës
Sa më shumë që të mundesh.
Harroje
Për një javë apo një muaj,
Kthehu me një sëpatë
Ndaje më dysh me një të rënë
Fut një gur
Që ta mbash plagën të hapur…