
Unë di të buzëqesh..
E kam motiv të sfidoj jetën, edhe atëhere kur ajo më ka vënë përballê dhimbjes.
Herë jetoj për të jetuar , herë të tjera jetoj për të buzëqeshur, për të mbledhur brënda vetes copëza gëzimi dhe për t’u kujtuar vetes se jeta nuk është vetëm ajo që më ka dhëmbur.
I dua çastet që nuk bëjnë zhurmë, të qeshurat e sinqerta, njerëzit qê sjellin dritë, nje mëngjez të qetë ,nje bisedë që te ngroh shpirtin, një kujtim që të bën të buzëqeshësh pa e kuptuar.
Unë nuk buzëqesh se nuk kam njohur dhimbjen , buzëqesh sepse pavarësisht saj zgjodha të jetoj bukur.
Nuk është luftë për të mohuar dhimbjen po për të mos lejuar që dhimbja t’ju percaktojë.
I dua gëzimet sepse tashmë e di cfarë vlere kanë.
“””””””””
“”Vlorë ështē thjesht magjike , vecanarisht këtu në Lungomare .
•Ajri I freskët i detit dhe qetësia që në cdo hap e bëjnë këtë të vecantë , çdo hap një frymëzim…
•Çdo pamje një poezi natyrale që flet për bukurinë dhe historinë e ketij qyteti magjik.
•Një oaz I vërtetë pèr shpirtin .
“”””””””””
Edukata është si një këmishë e bardhë, e pastër, e thjeshtë, elegante dhe nuk del kurrrë jashtë mode.
Sot teksa isha duke pirë kafen me shoqen time , një bisedë pranë meje më bëri të mendoj gjatë.
Një zonjë komunikonte me të tjerët me një ton dhe menyrë që më bëri të reflektoj se sa shumë rëndësi ka edukata në marëdhënien e përditëshme.
Nuk po mendoja për të si person por për diçka shumë më të madhe :
Sa bukur do ishte sikur mirësjellja të ishte një zakon i perditshëm për të gjithë ne .
Ndoshta ,pa e kuptuar, një fjalë të mirë që themi sot mund t’ia bëjë dikujt ditën më të bukur.
Prandaj le ta veshim edukatën çdo ditë si këmishën tonë më të bukur, ajo mund të jetë e thjeshte por nuk del kurrë jashtë mode .