Shkruar nga “Agron Calaj “

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone

 

Më 21 tetor 1790 ka lindur Alphonse de Lamartine – është një poet, romancier, dramaturg francez, si dhe një personalitet politik që mori pjesë në Revolucionin e shkurtit 1848 që shpalli Republikën e Dytë.
Pjesa më befasuese e veprës së tij janë poezitë plot ndjeshmëri me temat romantike të natyrës, vdekjes, dashurisë etj.
Ai mbetet, i admiruar gjerësisht për fuqinë e gjenialitetit dhe pa dyshim është ndër poetët më të mëdhenj francezë të shekullit XIX.
Në librin e Alphonse de Lamartine me titull “Histoire de la Turquie II – Historia e Turqisë II”, botuar në Paris në 1862, gjendet një përshkrim i veçantë për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriotin, ku ndërmjet të tjerave thuhet:
“Skënderbeu nuk ishte vetëm një konspirator gjakatar, një dezertor i pabesë; ai ishte gjithashtu një hero dhe një politikan. Ai e pa stuhinë që kishte tërhequr në vendin e tij, dhe u betua ndaj popullit të tij që të shlyejë krimin e tij deri në fund… Disa mijëra shqiptarë, më të kaliturit, u vendosën prej tij, si më parë grekët në Termopilët (Termophyles), që t’i bllokonin ushtrisë osmane grykën e ngushtë dhe të thellë që ngrihet nga Maqedonia në Epir’’Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.